LAJMI I FUNDIT:

Lautaro: Interi ishte shumë superior ndaj Milanit, tani radhën e ka Man City

Lautaro: Interi ishte shumë superior ndaj Milanit, tani radhën e ka Man City

Lautaro Martinez mendon se Interi ishte ‘shumë superior’ ndaj Milanit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe zbulon se tashmë po studion Manchester Cityn për finalen e madhe.

Inter mundi rivalët e Milanit në gjysmëfinale për t’u përballur me Manchester City javën e ardhshme për trofeun e Ligës së Kampionëve në stadiumin Ataturk të Stambollit më 10 qershor.

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se ata janë finalistë të denjë të Ligës së Kampionëve dhe mezi presin finalen.


Sacchi: Guardiola e di një gjë për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit
Lexo po ashtu Sacchi: Guardiola e di një gjë për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit

“Ne ishim shumë superiorë ndaj Milanit për sa i përket qëndrimit. Pasi kaluam në atë epërsi të hershme me dy gola na bëri të ndiheshim të relaksuar për ndeshjen e dytë para tifozëve tanë”, ka thënë fillimisht Lautaro.

“Ai gol ishte një nga më të rëndësishmit e karrierës sime, jo për faktin se sa i mirë ishte, por për rëndësinë dhe historinë që qëndron pas tij. Këto janë ndjenja unike, janë ndjesi të vështira për t’u përshkruar”.

Pasi ka fituar Kupën e Botës ‘Katar 2022’ me Argjentinën, është një mundësi e jashtëzakonshme për Lautaron që ta bëjë këtë vërtet të paharrueshme.

“Unë shikoj shumë video të portierëve kundërshtarë për të kuptuar se si ata pozicionohen, pra nëse dalin në krosime, nëse rrëzohen në situatat një kundër një, cilën anë e favorizojnë. Është e rëndësishme të studiohen këto detaje, kështu që kur të vijë koha, mund të marr një vendim në një pjesë të sekondës”.

Klinsmann identifikon tre lojtarë kyç të Interit dhe pikën e dobët të Man Cityt
Lexo po ashtu Klinsmann identifikon tre lojtarë kyç të Interit dhe pikën e dobët të Man Cityt

Me një top katërshe të mbyllur tashmë në Serie A, Interi mund të kalojë 10 ditët e ardhshme duke u përgatitur vetëm për përballjen me Manchester City.

“Jam i tensionuar para çdo ndeshjeje, do të ishte fundi nëse nuk do të ndihesha nervoz. Ne duhet ta shijojmë këtë, sepse nuk mund të luani një finale të Ligës së Kampionëve çdo ditë”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori