LAJMI I FUNDIT:

Laureati i çmimit Nobel, Dan Shechtman nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Hasan Prishtina”

Laureati i çmimit Nobel, Dan Shechtman nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Hasan Prishtina”

Në Universitetin e  Prishtinës “Hasan Prishtina” sot u mbajt ceremonia e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për laureatin e çmimit Nobel, Dan Shechtman.

Me këtë rast, profesori Dan Shechtman deklaroi se puna e profesorëve është që të inkurajojnë studentët që të bëhen profesionistë të mirë dhe të kontribuojnë në shoqëri.


Duke folur për shkencën, ai tha se shkenca përparon në dy mënyra, njëra mënyrë është revolucioni dhe tjetra evolucioni. Shechtman potencoi se Kosova duhet t’i tërheqë njerëzit e diasporës që të punojnë në vendin e tyre.

“Fuqia juaj e vërtetë nuk janë mineralet dhe nuk janë metalet, është zgjuarsia njerëzore dhe kjo është arsyeja pse edukimi është kaq i rëndësishëm dhe arsimi universitar është kulmi i atij edukimi… Më lejoni t’ju jap vetëm dy këndvështrime, shkenca përparon në dy mënyra, njëra mënyrë është revolucioni dhe mënyra tjetër është evolucioni. Njerëzit që bëjnë revolucionet janë laureatët e ‘Wolf Prize’, Laureatët e ‘Nobel Prize’, këta janë njerëzit që bënë revolucione. Puna jonë si profesorë, sepse edhe unë jam njëri prej jush, është të inkurajojmë studentët tanë që të bëhen profesionistë të mirë, çfarëdo që ata zgjedhin, të bëhen profesionistë të mirë dhe të kontribuojnë në këtë shoqëri. Ju duhet të siguroheni që Kosova t’i tërheqë njerëzit e diasporës tuaj, gjysma e njerëzve tuaj jetojnë në vende të tjera, ata kanë një jetë të mirë por do të dëshironin, të paktën shumë prej tyre, do të dëshironin të kthehen në atdheun e tyre, por ju duhet të ua krijoni kushtet që ata të vijnë. Pra, kjo do të thotë nxitja e ekonomisë, kjo do të thotë rritja e gjeneratës së re të njerëzve që mund ta bëjnë këtë, kjo do të thotë sipërmarrës të rinj, kjo do të thotë shkencëtarë dhe studiues të rinj.”, u shpreh ai.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. dr. Qerim Qerimi, derisa vlerësoi punën e profesorit Dan Shechtman, u shpreh se UP ka privilegjin që ta ketë si pjesë e komunitetit akademik.

Ai tha se historia inspiruese e Shechtman inkurajon secilin që t’i shtyjë kufijtë e të kuptuarit dhe të kontribuohet për përmirësimin e botës sonë.

Ndërsa, laudatori Sefer Avdiaj potencoi se kontributit të profesorit Dan Shechtman ndaj komunitetit shkencor nuk i mungon asgjë.

Ndër të tjera, ai tha se është nder që Universiteti i Prishtinës jep profesorit Shechtman titullin “Doctor Honoris Causa”.

Titulli “Doctor Honoris Causa” iu nda profesorit Dan Shechtman për punën mbi kuazikristalet, kontributin në avancimin e shkencës së materialeve dhe për përkushtimin rreth përdorimit të shkencës e teknologjisë lidhur me mirëqenien e shoqërisë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori