LAJMI I FUNDIT:

Laura Codruța Kövesi: Katica, mos u dorëzo! (Foto)

Laura Codruța Kövesi: Katica, mos u dorëzo! (Foto)

Prokurorja speciale dhe homologja e Katica Janeva nga Rumania Laura Codruța Kövesi pas takimit me Prokuroren Speciale Publike nga Maqedonia e ka motivuar Katica Janevën që mos të dorëzohet, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Asnjëherë mos u dorëzo dhe asnjëherë mos u dëshpëro gjatë punës tënde në Maqedoni. Bëje punën për qytetarët dhe shtetin e Maqedonisë, pa marrë parasysh sfidat dhe pengesat që do t’i bëjnë.” i tha Laura Codruța Kövesi prokurores Katica Janeva gjatë takimit.


Laura Codruța Kövesi 1

Dy homologet, Katica Janeva dhe Laura Codruța Kövesi sot do të marrin pjesë në konferencën anti-korrupcion që organizohet nga një organizatë qytetare. Në këtë konferencë do të merr pjesë edhe Marko Zvërlevski.

Vetëm në vitin 2015 Kövesi ka ngritur 1250 padi penale për korrupcion për kryetar komunash, deputetë dhe qindra ish gjykatës dhe prokuror. Nga këto padi 90 përqind e çështjeve kanë mbarruar me burg deri në 10 vite për korrupsion dhe keqpërdorim detyre./Telegrafi/