LAJMI I FUNDIT:

Largoni gjysmë kilogrami në ditë me këtë dietë të mbushur me një erëz të fuqishme anti-inflamatore

Largoni gjysmë kilogrami në ditë me këtë dietë të mbushur me një erëz të fuqishme anti-inflamatore

Miliona njerëz janë duke u kënaqur me një pije tepër shëruese dhe çuditërisht dobësuese.

Reklama

E quajtur “qumësht i artë”, pija bëhet duke zierë qumësht kokosi me erëza chai dhe një dozë nga shafran i Indisë.

“Shkenca tani po vërteton që shafran i Indisë ka çdo fuqi që i atribuohet nga shëruesit e lashtë: Lehtëson dhimbjen e kyçeve, përmirëson diabetin, stimulon funksionin e trurit, largon lodhjen dhe shumë më tepër”, zbulon mjeku Ayurvedic Suhas Kshirsagar.

“Nëse shafrani i Indisë është në qumësht, në ushqim apo edhe në shtesa ushqimore, ai sjell përfitime shpejt”, shton ai.

Kur pacientët e Dr. Suhas rritin konsumin e shafranit të Indisë, ata largojnë deri në 7 kilogramë në 14 ditë ndërsa rivitalizojnë plotësisht shëndetin e tyre! Rrënja e shafranit të papërpunuar është e ngjashme me xhenxhefilin e freskët. Kur thahet, pluhuri i verdhë i ndritshëm zhvillon një shije të ëmbël, transmeton Telegrafi.

Ai shton se ka një avantazh të madh në bashkimin e shafranit të Indisë me piper të zi dhe yndyrë të shëndetshme.

Si digjet dhjami nga shafran i Indisë

Falë faktorëve të ditëve moderne si stresi, ndotja dhe ushqimi shumë i përpunuar, shumica prej nesh ka një përgjigje të fshehur imune të vazhdueshme brenda trupit tonë që shkencëtarët e quajnë inflamacion. Shafran i Indisë është provuar se zvogëlon këtë inflamacion me 59 për qind. Si rezultat i drejtpërdrejtë, nyjat e dhimbshme ndjehen më mirë, dhimbjet e kokës zhduken dhe yndyra çlirohet, shkruan firstforwomen.

Në fakt, studimet e fundit universitare tregojnë se përbërësit e shafranit të Indisë djegin dhjamin deri në 560 për qind!

Receta e qumështit të artë

Kjo pije ngroh shpirtin tuaj ndërsa ngroh metabolizmin tuaj!

Përbërësit:

  • Dy gota qumësht kokosi ose qumësht bajame

  • Një lugë pluhur shafran i Indisë

  • Dy mililitra ekstrakt vanilje

  • Katër mililitra mjaltë

  • Një hurmë

  • Pak piper të zi

Udhëzime: Në tenxhere, ngrohni të gjithë përbërësit derisa të nxehen, por jo të ziejnë. Hidheni në një blender deri sa të treten. Shijoni menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Shendetesi

Më shumë
A mund të rritet penisi në mënyrë natyrale dhe a ka rëndësi madhësia e penisit për femrat?

A mund të rritet penisi në mënyrë natyrale dhe a ka rëndësi madhësia e penisit për femrat?

Shëndetësi
Mund të shkaktojë humbje të shikimit: Një simptomë e heshtur në sy tregon se keni shtypje të lartë të gjakut

Mund të shkaktojë humbje të shikimit: Një simptomë e heshtur në sy tregon se keni shtypje të lartë të gjakut

Shëndetësi
Katër pijet që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Katër pijet që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Ushqim i shëndetshëm
Simptomat më pak të njohura që tregojnë se keni probleme me zorrët

Simptomat më pak të njohura që tregojnë se keni probleme me zorrët

Shëndetësi
Personat me shtypje të lartë të gjakut duhet ta shmangin sheqerin

Personat me shtypje të lartë të gjakut duhet ta shmangin sheqerin

Shëndetësi
Pijet që duhen shmangur nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut

Pijet që duhen shmangur nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut

Shëndetësi
Kalo në kategori