LAJMI I FUNDIT:

Largohen nga puna 15 policë, nuk vepruan profesionalisht kur u sulmuan deputetët

Largohen nga puna 15 policë, nuk vepruan profesionalisht kur u sulmuan deputetët

Ministria e Brendshme ka pezulluar edhe 15 policë të tjerë të cilët më 27 prill në Kuvend nuk kanë vepruar profesionalisht. Në mesin e të pezulluarve është edhe ndihmës ministri i angazhuar për çështje telekomunikimi Nebojsha Stajkoviq, i cili do të mbajë përgjegjësi për mos funksionimin e tetra- sistemit, i cili regjistron komandot nga drejtoritë kryesore në MPB siç janë Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Byroja për Siguri Publike dhe drejtoria e gjashtë, gjatë dhënies së urdhrave në masa operative dhe aksione policore.

Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu kohë më parë në Alsat paralajmëroi hetim të plotë për mos funksionimin e sistemit për regjistrimin e komandove që nga viti 2014.


”Menjëherë kam kërkuar ekspertizë dhe vlerësim se vallë janë të inçizuara të gjitha komandat që janë dhënë nga tetra sistemi. Kam thirrur ekspert gjerman dhe është bërë vlerësimi se dy serverë nuk kanë qenë të kyçur në aparatin për inçizim dhe se një gjë e tillë nuk funksionon nga vitit 2014′, ka deklaruar Agim Nuhiu, Ministër i Brendshëm.

Pak ditë pas ngjarjeve të përgjakshme, nga MPB u pezulluan gjashtë persona. Ndër ta janë Oliver Popovski, kryeshef i preventivës, Marjan Mitevski, kryeshef i sigurimit të Trajko Veljanovskit, Sasho Milloshevski inspektor për të cilin është konstatuar se ka penguar policët të formojnë kordonë, Mite Mihajllov, inspektor në SPB Shkup dhe Abdylfetah Alimi i punësuar në drejtorinë e gjashtë, i cili më pas ka shpëtuar kreun e LR PDSH-së Zijadin Sela. Përveç pezullimeve drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov është shkarkuar nga Shtabi operativ dhe në vendin e tij është emëruar Goranço Savovski. Numri i policëve të pezulluar pritet të shtohet me përfundimin e raportit nga Kontrolli i Brendshëm pranë MPB-së i cili pritet të finalizohet javën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori