LAJMI I FUNDIT:

Largohen nga Prokuroria hetuesit për “Besa Trans” dhe pasaportat për kriminelët botërorë

Largohen nga Prokuroria hetuesit për “Besa Trans” dhe pasaportat për kriminelët botërorë

Janë larguar nga qendra hetimore e Prokurorisë për krim të organizuar, hetuesit që kanë punuar në hetimin paraprak për hetimin e tragjedisë me autobusin e kompanisë “Besa Trans” dhe hetimet për stacionin e kontrollit teknik të kompanisë në të cilën është regjistruar autobusi i “Besa Trans”, shkruan portali sdk.mk.

Po ashtu është ndërprerë edhe detyra hetimor e hetuesit që ka punuar në rastin e dhënies së pasaportave maqedonase për kriminelët e shpallur në kërkim botëror, shtetas të huaj për të cilët ekzistojnë dënime. Ata janë rikthyer në punën e tyre të mëparshme në MPB, ndërsa në vend të tyre janë punësuar hetues të rinj.


I pyetur nga SDK.mk, kreu i Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar, Islam Abazi, u përgjigj se mandatet prej një viti plus dy vjet të mundësisë për të qëndruar në qendrën hetimore për këta hetues të përzgjedhur përfunduan më 7 shkurt të këtij viti. Ata tashmë janë rikthyer në vendet e tyre të punës në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë për katër hetues të Ministrisë së Brendshme dhe një të policisë financiare.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori