LAJMI I FUNDIT:

Largimi i orës policore dhe lehtësimi i masave, detajet e takimit mes kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia

Largimi i orës policore dhe lehtësimi i masave, detajet e takimit mes kryetarëve të komunave dhe ministrit Vitia

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur sot një takim koordinues me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja, ndërsa u bë e ditur se brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore, ndërsa nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet.

Në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës bëhet e ditur se pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12:00 të natës, ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori.


“Kjo u mirëprit nga Kryetarët e Komunave të cilët vlerësuan të drejtë kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës ditë më parë për heqjen e orës policore dhe lehtësimin e masave meqë këto do të kenë ndikim direkt në zhvillimin ekonomik lokal”, thuhet në njoftim.

Pajtohen të hiqet ora policore, vendimi pritet të merret në Qeveri
Lexo po ashtu Pajtohen të hiqet ora policore, vendimi pritet të merret në Qeveri

Referuar njoftimit të AKK-së, ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve.

“Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve. /Telegrafi/