LAJMI I FUNDIT:

Lara Croft dhe Tomb Raider po festojnë 25 vjetorin e tyre

Lara Croft dhe Tomb Raider po festojnë 25 vjetorin e tyre

Një nga personazhet më të njohur të botës së lojërave, Lara Croft, si dhe loja Tomb Raider, po festojnë 25 vjetorin e krijimit të saj.

Lara Croft e pavarur, e fortë dhe e patrembur në botën e lojërave, u bë një nga personazhet më të njohura dhe më të famshme të të gjitha kohërave. Që kur u shfaq në Tomb Raider, Lara ka ndryshuar ndjeshëm gjatë 25 viteve të fundit, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.


“Lara u bë një ikonë sepse ne nuk kishim shumë personazhe femra në videolojëra. Ajo u shfaq në kohën e duhur me ardhjen e grafikës 3D”, tha Dallas Dickinson nga Crystal Dynamics, i cili është producent ekzekutiv i Tomb Raider.

Tomb Raider i parë u zhvillua nga Core Design dhe u botua nga Eidos.

Gjatë 25 viteve të fundit, më shumë se 85 milionë kopje të lojërave Tomb Raider janë shitur në mbarë botën. /Telegrafi/