Barcelona po përpiqet të mbyllë planet e fundit për fundin e afatit kalimtar, me vetëm 10 ditë të mbetura deri në përfundimin e tij, ose deri në mbylljen e ngadaltë në rrethana ideale për klubin. Drejtori i Futbollit, Deco, ka ende disa çështje të pazgjidhura në tavolinë.

Blaugranët po përpiqen të rregullojnë situatën me lojtarët e lirë gjatë ditëve të mbetura të afatiti kalimtar, por me Wojciech Szczesny, Gerard Martin dhe Roony Bardghji ende të paregjistruar, mund të jenë të detyruar të marrin masa më drastike. Shpresa e klubit është që tre largime të vogla të rregullojnë limitin e pagave.


Sipas Sport, Deco ka drekur me presidentin Joan Laporta për të finalizuar planet e largimeve, duke diskutuar rinovimin e kontratës së Inaki Pena për 1-2 vite dhe dhënien e tij në huazim, me Como dhe Celta Vigo si destinacione të mundshme.

Ndërkohë, Barcelona po negocion një ndërprerje kontrate me Oriol Romeu, dhe mbrojtësi i djathtë Hector Fort pritet të largohet gjithashtu në huazim.

Tema kryesore mbetet Marc Casado, i cili mund të shitet për 30 milionë euro ose më shumë, çka do të lehtësonte presionin e limitit të pagave dhe do të ndihmonte rikthimin te rregulli “1:1” për janarin.

Megjithëse opsionet për një mbrojtës qendror shtesë qëndrojnë, me Decon po shqyrton ende mundësinë për një lëvizje të fundit.

Klubi është i kënaqur me afatin kalimtar, duke konsideruar se është forcuar me mbërritjen e Marcus Rashford dhe Joan Garcia, pavarësisht largimit të Inigo Martinez, edhe pse Hansi Flick ka shfaqur zhgënjim për vonesat në regjistrimin e lojtarëve. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app