LAJMI I FUNDIT:

Lansohet platforma “The future workplace”

Lansohet platforma “The future workplace”

Fusha e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ka pasur një rritje jashtëzakonisht të madhe në tregun e Kosovës duke u bërë njëra nga fushat pa deficit tregtar – shenjë kjo që tregon se produktet apo shërbimet që kjo fushë i ofron janë mjaft të kërkuara edhe nga tregu i jashtëm.

Për më shumë, shndërrimi i Kosovës si një vend me shumë potencial në fushën e TIK ka drejtuar vëmendjen tek fakti se si një shtet si Kosova me popullsi mjaft të re por që po vërteton se mund të konkurroj në tregun ndërkombëtar duke shfrytëzuar përparësitë e saj.

Dhe në të njëjtën kohë, shumica e organizatave apo kompanive, ka së paku një person përgjegjës për TIK, tregon kërkesën e madhe për individ të shkathët në TIK.

Në mënyrë që kjo fushë të zhvillohet edhe më tej, kuptimi dhe analiza mbi trendet e zhvillimit në Kosovë dhe vendimmarrja të bazuar në këto analiza duhet të bëhet në bazë të të dhënave reale të këtij treg, gjë që paraqet një hap kyç në këtë proces.

Prandaj, platforma ‘The Future Workplace’ synon të arrij po këtë. Duke u bazuar në të dhëna të besueshme të marra nga MASHT, MTI, dhe ATK, platforma është e mbushur me mijëra të dhëna që paraqesin lidhje të ndryshme mes çështjeve me rëndësi të madhe për fushën e TIK.

Open Data Kosovo ka arritur që të dekonstruktoj fushën e TIK në një platformë që është shumë e lehtë për t’u përdorur, inovative dhe unike. Përmes kësaj platforme, tregu i TIK është transformuar në një platformë të bazuar tërësisht në të dhëna që i jep nje nxënës/e të shkollës së mesme, një ekspert të edukimit, një investitor, apo një inovator social, udhëzuesin optimal të kuptoj fushën TIK në Kosovë.

Me fjalë të tjera, një nxënës/e e shkollës së mesme që nuk ka vendosur ende se çka do të studiojë, në këtë platformë mund të shoh se çka moshatarët e saj janë duke studiuar, cilat aftësi po kërkohen më së shumti nga tregu, dhe çka ai/ajo mund të fitoj në tregun e TIK.

Një ekspert i edukimit që është duke hulumtuar se çka sistemi i edukimit duhet të ofroj, përmes platformës do të kuptoj zhvillimet më të fundit në fushën e TIK dhe do të ketë mundësinë të adaptoj kurrikulat e edukimit duke u bazuar tërësisht në të dhëna.

Një investitor që po kërkon mundësi të reja të biznesit, mund të shohë se çka po ofrohet në tregun e TIK dhe pastaj të ofroj një produkt që po mungon në tregun e Kosovës.

Një hulumtues që po hulumton fushën e TIK, do të ketë qasje në një databazë të të dhënave që posedon të dhëna që analizojnë fushën e TIK deri ne detajin e fundit.

Andaj, lansimi i platformës ‘The Future Workplace’ paraqet një hap të rëndësishëm për të ardhmen e fushës së TIK në Kosovë.

Me fjalë të tjera, komunikimi ndërmjet institucioneve dhe ofrimi i të dhënave të hapura në këtë aspekt mundëson një qasje gjithëpërfshirëse dhe efektive ndaj vendimmarrjes të mirë-informuar për të ardhmen e fushës së TIK në Kosovë – potencial që duhet të shfrytëzohet. /kp/Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kalo në kategori