LAJMI I FUNDIT:

Lansohet fushata “promovimi i djathit 100% nga qumështi”

Lansohet fushata “promovimi i djathit 100% nga qumështi”

Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” sot do të lansohet fushata promovuese e djathit 100% nga qumështi me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit të natyral nga qumështi.

Ceremonia e lansimit do të mbahet në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV).

Prezent do të jenë shumë mysafirë përfshirë drejtorin e zyrës për zhvillim ekonomik të USAID në Kosovë , përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK) dhe përfaqësues nga projekti AGRO/USAID. /Telegrafi/