LAJMI I FUNDIT:

Lansohet edicioni i dytë i Fondit të Inovacionit

Lansohet edicioni i dytë i Fondit të Inovacionit

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-i gjerman, kanë lansuar të hënën edicionin e dytë të Fondit të Inovacionit, pjesë e Projektit CETEP, i cili zbatohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK).

Nëpërmjet këtij fondi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund përfitojnë deri në 50,000 euro.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se edicioni i dytë i Fondit të Inovacionit ofron përkrahje të drejtpërdrejtë dhe më të madhe për sektorin privat.


Sipas tij, krahas ndihmës financiare, duhet të ndërtohen edhe mekanizma për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm.

“Ne dhe GIZ-i, kemi ndërtuar një partneritet strategjik, pasi që kemi vizionin dhe besimin e njëjtë, se vendi jonë ka potencial për avancim të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit dhe TIK-ut”, tha ministri Beqaj.

Ai tha se qëllimi i Fondit të Inovacionit është zhvillimi i kompanive dhe përkrahja e eksporteve.

“Ky është edicioni i dytë i Fondit të Inovacionit, vitin e kaluar kemi financuar, bazuar në ekspertizën e pavarur të vlerësimit, pesë kompani të suksesshme, tek të cilat kemi arritur të ndikojmë drejtpërdrejtë në promovimin e tyre në tregjet ndërkombëtare”, shtoi ai.

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarërsisë, sipas tij, do t’i mbulojë rreziqet nga investimet e ideve të ndërmarrësve të rinj.

“E rëndësishme është që të mos dorëzoheni në planet tuaja për të krijuar vende pune, për të prodhuar, për të përmirësuar shërbimet, për të eksportuar. Nxitja e shpirtit ndërmarrës, na ndihmon shumë në arritjen e objektivave dhe përballje me sfidat nëpër të cilat po kalon e gjithë bota”, theksoi Beqaj.

Ndryshe, Fondi i Inovacionit, është bashkëfinancim i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarërsisë dhe GIZ-it, nëpërmjet Projektit CETEP i cili implementohet nga ICK-ja. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori