LAJMI I FUNDIT:

Lansohet “Carvago by Gjirafa”, një hap përpara për tregun e veturave në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Lansohet “Carvago by Gjirafa”, një hap përpara për tregun e veturave në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Kompania Gjirafa ka sjellur tashmë një revolucion në industrinë e veturave. Në partneritet me tregun më të madh të veturave në Evropë siç është “Carvago”, Gjirafa ka sjellë në Kosovë “Carvago by Gjirafa”.

Në ceremoninë hapëse të këtij revolucioni teknologjik, morën pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe drejtuesit e Gjirafës dhe Carvagos.


Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani u shpreh se “Carvago by Gjirafa” është lidhja e Kosovës me tregun Evropian, është një shenjë identifikuese e shtetit tonë.

“Kjo shpërfaqë Kosovën reale e cila dominohet nga të rinj e të reja inovativ të cilët çdo ditë e më shumë po bëhen imazhi i shtetit tonë. Gjirafa tashmë është një rrëfim suksesi, e cila nuk është vetëm e jona është një kompani evropiane dhe kjo tregon se Kosova mund t’i ofrojë Evropës më shumë se kaq”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se tregu inovativ për blerjen e makinave “Carvago” do t’i sjellë përftim jo vetëm shtetit tonë po do të ndikoj edhe në jetën e qytetarëve

“Carvago është përfitim në kohë, përmirësim në cilësi e efikasitet”, u shpreh presidentja Osmani.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti, u shpreh se sot po festojmë një sukses kolektiv të sektorit të teknologjisë digjitale.

“Po e inaugurojmë hapjen e një kompanie të re “Caravgo by Gjirafa”, një partneritet ky mes kompanisë Gjirafa dhe asaj Carvago Holding nga Republika çeke. Kërcimi mbresëlënës prej  113% që do të thotë më shumë se dyfishim në eksportin e shërbimeve në vitin 2022 e bënë sektorin e teknologjisë, sektor me rritjen më të shpejtë në vendin tonë. Qeveria jonë është e përkushtuar për tërheqje të investimeve në këtë sektor”, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë këtyre tre viteve kemi bërë hapa të rëndësishëm në avancimin tonë demokratik.

“Ekonomia digjitale ka nevojë për autostrada digjitale, për qarkullim të shpejtë e të sigurt të të dhënave. Teksa përurojmë partneritetin mes Gjirafës dhe Carvagos, të festojmë edhe suksesin kolektiv të sektorit të teknologjisë digjitale në Kosovë. Ky bashkëpunim është dëshmi që rritja vjen përmes inovacionit dhe jo përsëritjes”, u shpreh Kurti.

E përfaqësuesi i kompanisë “Carvago” Jakub Shuta, u shpreh mjaft i entuziazmuar për bashkëpunimin me kompaninë Gjirafa.

“Është nderë të jem prezent sot këtu dhe vlerësoj punën e madhe që është bërë nga të gjithë. Në të njëjtën kohë është mirë që ndjej besimin dhe mbështetjen nga ekipi i Gjirafës që bëri që kjo te realizohet,  Është vizita ime e parë në Kosovë, dhe jam shumë i mahnitur me vendin. Është një vend fantastik, çdo gjë po ndërtohet.  Asnjëherë nuk kam parë konferenca me kaq shumë njerëz të rëndësishëm prezent. Jam i lumtur që Carvago po bashkëpunon me Kosovën”, tha ai.

Themeluesi i kompanisë Gjirafa, Mërgim Cahani theksoi se Kosova mund ta ketë teknologjinë si bartës ekonomik.

“Jemi mbledh sot me tregu kapacitetin tonë si shtet dhe qytetarë të Kosovës që kemi shpirtin e ndërmarrësis, dhe si vend kemi potencial me i kalu edhe kufijtë tonë. Bashkëpunimi me Carvago ka për qëllim që të demokratizojmë tregun e veturave në Kosovë si pari, e pastaj në gjithë Ballkanin Perëndimor. Kosova mund ta ketë teknologjinë si bartës ekonomik”, u shpreh Cahani.

Shërbimi inovativ i Carvago-s ua mundëson klientëve blerjen e automjeteve nga komoditeti i tyre shtëpiak. Me përkushtim ndaj transparencës dhe cilësisë, Carvago garanton gjendjen e çdo makine, pasi teknikët e saj ekspertë inspektojnë personalisht çdo automjet para se të dalë në shitje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori