LAJMI I FUNDIT:

Lansohet analiza e Pulsit publik për pajtimin dhe bashkëjetesën në Kosovë

Lansohet analiza e Pulsit publik për pajtimin dhe bashkëjetesën në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojë analizën e Pulsit publik me temë pajtimi dhe bashkëjetesa në Kosovë.

Ky studim eksploron perceptimin e njerëzve për procesin e pajtimit ndëretnik në Kosovë, problemet, sfidat dhe mundësitë duke synuar të zbulojë se si, nga këndvështrimi i qytetarëve, institucionet e Kosovës, donatorët dhe organizatat ndërkombëtare mund të mbështesin më së miri pajtimin në Kosovë.


Për qëllimet e këtij studimi, janë anketuar 451 respodentë kosovarë si dhe janë mbajtur 12 grupe të fokusit të realizuara në shtatë komuna multi-etnike, përkatësisht në: Prizren, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Kamenicë, Shtërpcë, Graçanicë, dhe Istog. Anketa dhe fokus grupet janë realizuar gjatë muajve qershor-korrik 2019.

Rezultatet tregojnë se me gjithë tensionet, shumica e të anketuarve besojnë se pajtimi është i nevojshëm në Kosovë edhe pse ndryshojnë në të kuptuarit e tyre për pajtimin kur bëhet fjalë për faljen, kërkim faljen dhe për të harruar.

Gjatë lansimit do të prezantohet edhe detaje tjera të shumta nga raporti.

Projekti Pulsi Publik dhe ky studim në veçanti janë mundësuar nga USAID në Kosovë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Christina T. Davis, Drejtoreshë e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje dhe Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori