LAJMI I FUNDIT:

Lansimi i Tesla Roadster shtyhet të paktën deri në fund të vitit 2024

Lansimi i Tesla Roadster shtyhet të paktën deri në fund të vitit 2024

Saga e Tesla Roadster vazhdon të bëhet gjithnjë e më e gjatë. Disa javë më parë pati raportime se Elon Musk para investitorëve kishte pranuar se prodhimi i Roadster-it të vonuar prej kohësh po shtyhet në fillim të vitit të ardhshëm me ekipin inxhinierik për të përfunduar punën e tyre deri në fund të vitit 2023. Epo, kjo data ishte tashmë shumë optimiste.

Duke folur në Twitter Spaces, Musk la të rrëshqitur se Roadster nuk është aspak gati për të hyrë në prodhim në fillim të vitit të ardhshëm.


Në fakt, projekti me sa duket ka nevojë për aq shumë punë, fundi i 2024-ës është më realist, sipas vetë Techno King, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Ky lajm vije menjëherë pasi Rimac Nevera theu 23 rekorde botërore në një seancë, dhe Elon Musk duke komentuar arritjen e tij në mënyrën e tij të zakonshme duke postuar “LOL” në Twitter – duke sugjeruar se Tesla Roadster ishte edhe më e shpejtë.

Fakti është se Tesla nuk po nxiton të lansojë Roadster, vetura është vërtet ulët në listën e prioriteteve të gjigantit amerikan.

“Coupe-ja” elektrike me 2 dyer dhe 4 ulëse, me vlerë prej 200 mijë dollarëve, nuk ishte menduar kurrë të shitej me volum të lartë, pavarësisht nga koha e pretenduar nga 0 deri në 100kMh (0-60mph) prej 1,9 sekondash, shpejtësia maksimale qesharake prej 400kMh (249mph) dhe rrezja rekorde e vozitjes me një karikim prej 1,000 kilometrave (621 milje). /Telegrafi/