LAJMI I FUNDIT:

Landi i WSF befason fansen me sindromën Dawn në emision televiziv (Foto/Video)

Landi i WSF befason fansen me sindromën Dawn në emision televiziv (Foto/Video)

Në rubrikën Ka një mesazh për ty të moderuar nga Ardit Gjebrea, një mysafire – Rezarta e ka ftuar motrën e saj, Gretën (që vuan nga sindroma Dawn) për t’i kërkuar që të bëhet më e shkathët dhe të ketë një marrëdhënie më të mirë me prindërit, si dhe për t’i bërë një surprizë.

Roland Hysi (Landi i “West Side Family”) është idhulli i Gretës, pasi asaj i pëlqejnë shumë këngët e tij, por kryesisht sepse ai është i ndjeshëm ndaj mbrojtjes së kauzës së sindromës Down. Ndaj, ai ishte pjesë e emisionit E Diela Shqiptare, por edhe për t’i bërë një lojë, ku është transformuar në një instruktor palestre, i quajtur Agron Hyka.


Rezarta ka treguar se motra e saj, Greta ka lindur në vitin 1997 dhe se ka hasur shumë vështirësi, pasi ka pasur probleme me zemrën dhe më pas është zbuluar se është me sindromën Down. Greta është shkolluar deri në klasën e tetë dhe më pas është shkëputur, sepse ndihej e veçuar nga fëmijët e tjerë.
Ajo është shumë sociale, por komunikimi me familjen e saj nuk është dhe aq i mirë, pasi është e mbyllur në vetvete. Prindërit e tyre mundën të siguronin shkollimin e Gretës në Amerikë, ndaj ajo jeton atje, por ka ardhur në Shqipëri për pushime.

Greta ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës Ka një mesazh për ty dhe vjen në studion e emisionit E Diela Shqiptare. E pyetur nga Arditi se kush mund t’ia ketë bërë befasinë, Greta është shprehur se bashkëshorti i saj, pasi ka ëndërruar që ta gjejë atë në këtë emision. Kur shikon në ekranin e murit ndarës motrën e saj emocionohet dhe përlotet.

Më poshtë është biseda dhe rrjedha e ngjarjes, sipas tvklan.al:

Greta – Çfarë do të bëj unë ty!

Rezarta – Gretushe, ti e di që unë, mami, babi dhe motrat të duam shumë. Ti e di që je gëzimi jonë, ti e di që ne nuk bëjmë dot pa ty në shtëpi, por unë të flas ndonjëherë që ti të bëhesh gocë më e mirë. E di sa aftësi ke prandaj të flas, që ti të ecësh akoma më shumë. Mos u mërzit me mua kur të flas.

Greta – Ok.

Rezarta – Unë dua që ti t’i kushtosh më shumë vëmendje trupit, të dalim nga liqeni në mëngjes herët, të bëjmë vrap…

Greta – Futja kot!

Rezarta – Të dalim pak më shumë. Si thua?

Greta – Po mirë.

Greta pranon të dalin shëtitje ose për vrap te liqeni, por në orën 09:00 që zgjohet, jo më herët.

Rezarta – Nuk dua të rrish më aq shumë në Ipad dhe të flasësh pak më shumë me mamin, babin dhe të tregosh ato që të shqetësojnë ose ato që të bëjnë të lumtur ty, që ne ta dimë dhe të të ndihmojmë.

Greta – Po, re!

Greta shprehet se dëshiron t’i mbajë gjërat për vete, sekret, të mos ia tregojë njeriu dhe se të gjitha i shkruan në ditarin që mban poshtë jastëkut.

Rezarta përqafohet me Gretën, por nuk përfundon me kaq! Arditi ka përgatitur një dhuratë për të, 2 muaj abonim në palestrën më të mirë të Tiranës, ku do t’i vihet në dispozicion instruktori më i mirë dhe simpatik.

Landi në rolin e instruktorit (TV Klan/YouTube)

Por kur “Agron Hyka” vjen në studio, Gretës nuk i pëlqen dhe thotë se nuk do të dalë për vrap me të sepse është kot. Por a do të mbajë të njëjtin mendim kur “Agroni” të bëhet Roland?

Greta – Uaaa Landi! Landi re! Të dua shumë!

Rolandi – Të uroj gjithë të mirat dhe mos u dorëzo asnjëherë për asnjë gjë! Mos e josh asnjë njeri të të flasë ndryshe, siç më flasin mua të të flasin ty, t’i flasin të gjithëve.

Roland Hysi këndon këngën e preferuar të Gretës, “Në krahët e tua do jem”.

Reagimi i Gretës kur e kupton se ishte Landi (TV Klan/YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Debate të ashpra në BBVA: Erjola dhe Egla s’i ndalin përplasjet

Magazina
Kalo në kategori