LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender vjen me një modifikim unik dhe të jashtëzakonshëm

Land Rover Defender vjen me një modifikim unik dhe të jashtëzakonshëm

Ares Design, një kompani italiane që merret me modifikimin e veturave të ndryshme, tashmë ka modifikuar një Land Rover Defender.

Çmimet për këtë makinë të modifikuar nuk janë bërë të ditura, por pritet të kushtojë jashtëzakonisht shumë.


Kjo makinë ka nën kapakun e saj një motor 4.8 V8, dhe ka goma 305/70, transmeton Telegrafi.

Motori zhvillon një forcë prej 278 kuaj fuqi dhe frenat janë nga AP Racing.

Për pjesën e jashtme, Ares ka shtuar drita LED të zbukuruara, krahë më të gjerë për të akomoduar ato goma të trasha dhe një kapak karboni dhe grilë karboni/rrethues të dritave.

Ka edhe karbon brenda, më qartë në timon dhe në pjesën e pasme të sediljeve të përparme.

Lëkura (shumë) e kuqe ndriçohet nga një çati e re qelqi panoramike dhe dritare anësore më të mëdha.

Ne e dimë që bota vështirë se ka nevojë për një tjetër Land Rover Defender të modifikuar, por ky duket është një Defender i punuar në mënyrë të veçantë. /Telegrafi/