LAJMI I FUNDIT:

Lamborgini Aventador i mbështjellë me punime artistike

Lamborgini Aventador i mbështjellë me punime artistike

Mund të thuhet, se ky Aventador është gjithkund i mbështjellë me art

Dizajnet e mahnitshme dhe linjat trupore për t’ia shtuar aerodinamikën, ia mundësojnë makinave Lamborghini, të vendosen në muze pranë pikturave dhe skulpturave, transmeton Telegrafi.


Skyler Grey ka punuar edhe më tutje në një Lamborghini Aventador, që ta mbështjellë me punime artistike, duke bërë që të duket sikur ndonjë vepër arti në lëvizje.

Të pranishmit në Monterey Car Week kanë pasur mundësi ta shohin nga afër këtë model, për të cilin është punuar afro një vit. Finalizimi i punimit, është bërë në bashkëpunim me Grey dhe njësitin e ngjyrosjes në Laborghini, që ka zgjatur tri javë.

Ngjyra portokalli është përdorur si bazë në këtë Lamborghini Aventador, që ka të ilustruara shumë dema, si dhe disa figura tjera të mira. /Telegrafi/