LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini tregon aerodinamikën e lartë të Aventador SVJ (Foto)

Lamborghini tregon aerodinamikën e lartë të Aventador SVJ (Foto)

Fundjava po afron dhe pritjes për ta parë Aventador SVJ, i vjen fundi

Gjatë kësaj jave, Lamborghini do ta prezantojë në Pebble Beach modelin e shumëpritur Aventador SVJ, që është një prej makinave kryesore të kompanisë, transmeton Telegrafi.


Duke pasur parasysh planet e këtij prodhuesi italian, që po fokusohet te makinat elektrike, ky mund të jetë i fundit që ka motorin natyral me 12V.

Derisa po pritet për prezantimin e madh të fundjavës, Lamborghini ka shpërndarë në llogaritë e rrjetet sociale, pjesët që i rrisin aerodinamikën modelit Aventador Superveloce Jota.

Hapjet e mëdha për të hyrë ajri, thyerjet e ndryshme dhe krahu i madh në pjesën e pasme, janë elementet që janë huazuar nga gjenerata dytë e Active Aerodynamics.

Makina me 6.5-litra që prodhon V12 që prodhon 760 kuajfuqi, me anë të kësaj aerodinamike pritet të ketë përformancë shumë të lartë.

Pesha e këtij Aventador do të jetë shumë më e lehtë se e paraardhësit, ndërsa do të ketë 20 kuajfuqi më shumë. /Telegrafi/