LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini do të investojë të paktën 1.8 miliardë euro në rrugën drejt elektrifikimit

Lamborghini do të investojë të paktën 1.8 miliardë euro në rrugën drejt elektrifikimit

Marka italiane e super-makinave Lamborghini planifikon të investojë të paktën 1.8 miliardë euro për të prodhuar një linjë hibride deri në vitin 2024 dhe më shumë për të nxjerrë në treg modelin e saj plotësisht elektrik deri në fund të dekadës, tha shefi ekzekutiv, Stephan Winkelmann.

Lamborghini, pjesë e Grupit Volkswagen, tha vitin e kaluar se do të investonte 1.5 miliardë euro për të zhvendosur modelet e saj aktuale – makinat sportive Huracan dhe Aventador, dhe shërbimin sportiv Urus – në motorët hibride benzinë-elektrike deri në fund të vitit 2024, transmeton Telegrafi.

“Ne kemi rezervuar 1.8 miliardë, por në realitet do të jetë shumë më tepër – investimi më i madh në historinë e Lamborghini Automobili”, tha Winkelmann, duke shtuar se shifra nuk përfshin zhvillimin e modelit plotësisht elektrik.

“Investimi do të jetë i madh sepse ne duhet të përballemi me epokën e plotë elektrike duke ruajtur vlerat e ADN-së së Lamborghini-të. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë”.

Ashtu si rivalët e tij Ferrari, Aston Martin Lagonda dhe McLaren, Lamborghini po lufton se si ta zhvendosë linjën e tij në fuqinë e baterisë pa humbur performancën e lartë që mbështet çmimet e tyre premium. /Telegrafi/