LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini do të dërgojë pjesë të makinave, për testime të avancuara në hapësirë

Lamborghini do të dërgojë pjesë të makinave, për testime të avancuara në hapësirë

Pjesët e makinave, do të testohen në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Shtigjet e garave dhe laboratorët e ndryshëm, duket se nuk po mjaftojnë më për Lmborghinin, që shënjestër tani e ka qiellin, transmeton Telegrafi.

Hapësira është zgjedha e re, ku Lamborghini do t’i dërgojë pjesët e makinave, për testime të avancuara, që të kuptojë nëse mund të rezistojnë në kushte ekstreme.

Në bashkëpunim me Lucasfilm, pjesët e prodhuesit italian do të dërgohen gjatë muajit të ardhshëm në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku do t’i nënshtrohen testit të temperaturës, ku ndryshon nga minus 40 gradë, deri në 200 gradë Celsius.

Këto pjesë makinash, do të ekspozohen ndaj rrezeve ultra vjollcë, rrezeve gama dhe formave tjera të rrezatimit diellor.

Me të kryer këto testime, pjesët e makinave do të kthehen sërish në Tokë, ku do t’i nënshtrohen analizave të ndryshme nga Lamborghini si dhe qendra të tjera hulumtuese.

Të dhënat nga këto gjetje, pritet që t’i ndihmojnë Lamborghinit të avancojë edhe më tutje produktet, në mënyrë që të prodhojë makina sa më të mira. /Telegrafi/