LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini më i shpejtë në botë ka mbi 2000 kuaj/fuqi, shikoni se çfarë shpejtësie ka arritur

Lamborghini më i shpejtë në botë ka mbi 2000 kuaj/fuqi, shikoni se çfarë shpejtësie ka arritur

Ky Lamborghini ofron fuqi brutale dhe nxitim edhe më të pabesueshëm, ndërkohë që lejohet edhe në rrugët publike.

Si në disa raste deri më tani, është një Lamborghini Huracan, motori V10 i të cilit është akorduar plotësisht.


Ndërjhyrja është bërë nga AMS Performance, e njohur për veturat më brutale të Nissan GT-R.

Në çdo rast, kjo veturë pas një trajtimi të plotë, që përfshin dy turbina, jep mbi 2000 kuaj fuqi dhe 1735 Nm.

Me forcën e tij, pra, ai nuk mbetet pas Rimac Nevera.

Në xhiron e fundit të vrapimit, ai arriti të arrijë kohën më të mirë, 7.33 sekonda, me një shpejtësi dalje prej 313 km / orë, e cila ishte e mjaftueshme për të vendosur një rekord të ri. /Telegrafi/