LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini ka shitur të gjitha veturat – vetura e radhës në dispozicion vije në vitin 2024

Lamborghini ka shitur të gjitha veturat – vetura e radhës në dispozicion vije në vitin 2024

Prodhuesi italian i veturave sportive Lamborghini veçse e ka shitur të gjithë prodhimin deri në vitin 2024, kështu deklaroi shefi i firmës gjatë së martës, teksa marka luksoze shihet që nuk është ndikuar nga paqartësia ekonomike botërore, raporton France24.

Nëndega e Volkswagen po kënaqet me “kërkesat e larta” dhe libri i tyre i porosive mbulon porositë për 18 muajt e ardhshëm, tha drejtori ekzekutiv Stephan Winkelmann.


Klientët e pasur po dynden drejt brendit pavarësisht krizës globale financiare të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

“Kemi shumë kërkesa drejt Lamborghini-t. Kjo po ndodh sepse ata i besojnë brendit, ata e shohin se sa të bukura janë veturat, dhe se çfarë performance të lartë ato e kanë”, bëri të ditur Winkelmann.

“Ekonomia globale duhet që të “qëndroj pak e qëndrueshme” në mënyrë që kjo të vazhdojë” shtoi ndër të tjera ai.

Kohëzgjatja e porosive po ndodh edhe si rezultat i mungesave të komponentëve, veçanërisht të çipave të cilat nevojiten për modelet e reja elektrike.

Lamborghini po planifikon që nga viti 2024 të prodhojë versione hibride për secilin nga modelet e saj, dhe prodhimin e Lamborghin-it të parë elektrik deri në mesin e kësaj dekade. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Erdogan kryen vozitjen e parë testuese të veturës turke TOGG

Erdogan kryen vozitjen e parë testuese të veturës turke TOGG

Auto
BMW X8 po vjen!

BMW X8 po vjen!

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Auto
Tesla do të shkurtojë numrin e punëtorëve - për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin

Tesla do të shkurtojë numrin e punëtorëve - për të ulur kostot dhe për të rritur produktivitetin

Auto
Kalo në kategori