LAJMI I FUNDIT:

Lajthitë ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimeri apo Parkinsoni

Lajthitë ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimeri apo Parkinsoni

Personat e moshuar të cilët shtojnë lajthia në dietën e tyre për vetëm pak muaj kanë rritje dramatike në nivelet e nutrientëve që ua forcojnë trurin.

Lajthitë përmbajnë magnez dhe vitaminë E – që të dyja këto e ngadalësojnë procesin e plakjes apo dobësimit të trurit, transmeton Telegrafi.

Ky zbulim, i cili është publikuar këto ditë, është i rëndësishëm sepse shumë njerëz nuk e konsumojnë mjaftueshëm asnjërin prej nutrientëve të lartcekur – ndërkaq të moshuarit janë më së shumti të rrezikuar.

Bashkautori i këtij studimi, Dr. Alesh Michels, ka thënë se ky është një prej pak studimeve që është përqendruar vetëm te të rriturit. Përgjigja të cilën shkencëtarët kanë dashur ta gjejnë ka qenë shumë e thjeshtë: a munden lajthitë ta përmirësojnë nivelin e nutrientëve te të vjetrit?

Edhe magnezi edhe vitamina E janë përdorur me kohë të tëra për t’i parandaluar sëmundjet degjeneruese të trurit, si Alzheimeri apo Parkinsoni.

Për momentin këto sëmundje nuk kanë shërim, ndërkaq vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë të diagnostikuar rreth 1 milionë njerëz me demencë.

Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës të cilët i luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje ju ndihmojnë edhe të humbni peshë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori