LAJMI I FUNDIT:

Lajmet për rrëmbime të fëmijëve, sajime politike të mediave serbe

Lajmet për rrëmbime të fëmijëve, sajime politike të mediave serbe

Rastet e tentim kidnapimit të fëmijëve serbë, në Graqanicë dhe Lipjan, dalin të mos jenë raportime të drejta. Ato, pasi u hetuan nga Policia e Kosovës, rezultuan të kenë qenë kërcënime, gjegjësisht kanosje. Komandanti i policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviç, në një deklarim për Gazetën Express, i quan raportimet e tilla sajime politike

Mediat në Beograd, javën që shkoi, alarmuan se fëmijët serbë po rrezikohen nga rrëmbyesit në Kosovë. “Veçernje Novosti”, të enjten e kaluar, shkruante se komunën në Lipjanit dhe të Graçanicës rastet e tilla, ku cak i rrëmbimeve janë fëmijët serbë që banojnë në këto rrethina, janë gjithnjë e në rritje.


Një javë pas, këto raportime demantohen nga Komandanti i Policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviç.

Ai, duke folur për Gazetën Express, tha se rastet e raportua, sipas tij, qëllimshëm si kidnapime, pas hetimeve policore dolën të jenë raste të thjeshta kërcënimi apo kanosjeje.

Trajkoviç hedh poshtë me plot bindje çdo mundësi që këto raste të kenë të bëjnë me kidnapime në tentativë.

I njëjti thotë se banorët e Graçanicës nuk kanë pse shqetësohen nga rreziqe të tilla.
“Jo, kësi raste nuk kemi. Siguria është në nivelin e duhur. Rastet për të cilat ju pyesni kanë rezultuar të jenë kërcënime, e s’kanë të bëjnë me kidnapime. Nuk është ashtu”, tha Trajkoviç, të mërkurën.

Sipas, Komandantit të Policisë në Gracanicë, qytetarët nuk kanë pse të krijojnë panik pas raportimeve të tilla, pasi, sipas tij, edhe vetë banorët e kësaj komune, të banueshme nga serbët, e dinë se alarmimet e tilla po jepen të ndikuara nga politika.

“Politika po iu jep kah tjetër, e që po e rrezikojnë sigurinë. Unë ua kam bërë me dije se nuk ka rreziqe të tilla e as rrëmbime”, deklaron Komandanti Trajkoviç.

Mirëpo, ndryshe nga i pari i sigurisë në këtë komunë, Kryetari i Gracanicës, Vladeta Kostiq, sipas gazetës serbe kishte konfirmuar se raste të ngjashme rrëmbimi kanë ndodhur në disa fshatra, me disa vajza serbe.

Për më tepër, Kostiq kishte kërkuar edhe që të shtohet sigurimi policor në vendbanimet serbe.

Gazeta serbe, në shkrimin e saj, pretendonte se rasti i fundit ku u provua rrëmbimi i një vajzë pesëmbëdhjetë vjeçare ndodhi të martën në shkoi, në një fshat mes Lipjanit dhe Graçanicës.

Ndërsa, Bratislav Trajkoviç sqaron rastin duke lënë të kuptohet se kishte të bënte vetëm me ngacmim seksual.

“Ata vetëm e kanë prekur fizikisht me duar nga mbrapa vajzën”, pohon Trajkoviç për Gazetën Express, duke treguar tutje se rrjedha e rastit u shqyrtua nga hetuesit policorë edhe nëpërmjet kamerave të sigurisë të vendosura nëpër territorin e komunës të banueshme me shumicë serbe, që ndodhet pak kilometra larg kryeqytetit kosovar – Prishtinës.

Pohimet e medias beogradase se edhe në Lipjan ka pasur raste rrëmbimi të fëmijëve serbë, i ka hedhur poshtë edhe komandanti i Policisë në Lipjan, Imer Kaqara.

“Rastet të tilla nuk ka të raportuara këtu në policinë e Lipjanit”, tha Kaqera, të mërkurën.

Artikulli i javës së kaluar, i botuar në Serbi, nuk përmbante në asnjë pjesë konfirmimet e policisë për rastet në fjalë.

Për gazetën serbe kishte folur Zlatko Laziq që sipas “Veçernje Novosti” prezantohej si “kryetar i organit të përkohshëm të komunës së Lipjanit”

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori