Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se edukimi i qytetarëve dhe veprimi i institucioneve, është zgjidhja për t’u mbrojtur nga lajmet e rreme. Sipas tij, lajmet e rreme në një masë të caktuar kanë ndikim në proceset zgjedhore.
“Viteve të fundit, gjithnjë e më të pranishme janë debatet rreth ndikimit të mediave sociale në proceset zgjedhore, duke ngritur kështu edhe çështjen e rolit të mediave sociale në zhvillimin e demokracisë”, tha presidenti Pendarovski, në tribunën e organizuar nga Asociacioni për vëzhgimin e proceseve zgjedhore MOST, me temën “Ndikimet e dëmshme nga dezinformatat”.
Presidenti maqedonas shtoi se për të qenë efikas kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, nevojitet veprimi i institucioneve, në bashkëpunim me organizatat e mediave, sektorin civil dhe institucionet arsimore.
Ndërkaq, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shkup, Kate Byrnes, tha se në luftën kundër lajmeve të rreme, problematike mbetet mungesa e transparencës, sa i përket financimit të mediave online.
“Ueb-portalet që promovojnë dezinformata, që në të shumtën e rasteve janë të financuara nga jashtë vendit, gjithashtu luajnë rol shumë të rëndësishëm në shpërndarjen e gjysmë të vërtetave, dezinformatave, që të duken se janë lajme të vërteta”, tha ambasadorja Byrnes.
Xhelal Neziri, nga Qendra për gazetari hulumtueses Scoop, thotë për “Radion Evropa e Lirë” se lajmet e rreme do të përdoren nga partitë politike për të “sulmuar” kundërshtarët politikë, por shton se ndikimi i lajmeve të rreme është në rënie, si rrjedhojë e edukimit medial të qytetarëve.
“Nëpër rrjetet sociale formohen grupe të ndryshme, formohen faqe të ndryshme ku përhapen lajme të rreme për të ‘nxirë’ jo vetëm oponentin politik, por për të dezinformuar çdo kë në sferën publike, qoftë gazetarët, opinionistët… që shprehin një qëndrim që është i kundërt me qëndrimin e partisë politike që qëndron prapa këtyre portaleve të rreme, apo faqeve të rreme në rrjetet sociale. Por, vlerësimi im është se megjithatë ato nuk do ta kenë efektin që kanë pasur para tre apo katër vjetësh”, thotë Neziri.
Ndërkaq, analisti politik Petar Arsovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se lufta përmes lajmeve të rreme dhe fushatës negative, është më e theksuar para nisjes së fushatës zgjedhore. Sipas tij, në këtë formë partitë politike synojnë të krijojnë një komunikim me trupin elektoral.
“Kjo fushatë negative prekë atë pjesë të trupit elektoral që është i papërcaktuar dhe zakonisht del në votime për të dhënë votën kundër”, thotë Arsovski.
Ndryshe, kryeministri i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, kohë më parë pati theksuar se fushata e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – që do të mbahen më 12 prill – do të jetë fushata “më e ndryrë” në historinë e vendit, që prej shpalljes së pavarësisë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë