LAJMI I FUNDIT:

Lajmet e rrejshme ndër shqiptarë, burojnë nga institucionet e shtetit

Lajmet e rrejshme ndër shqiptarë, burojnë nga institucionet e shtetit

Carlo Bollino

A është me të vërtetë faji vetëm i gazetarëve nëse niveli i informacionit shqiptar ka rënë kaq poshtë? Ndonëse, si kategori, duhet të bëjnë një autokritikë të thellë për mungesën e saktësisë, militantizmi, puna sipërfaqësore, mungesa e njohurive dhe kulturës dhe pasioni i pakët me të cilin shpesh punojnë gazetarët, duhet pohuar me të njëjtën forcë se institucionet publike nuk janë më pak fajtore në degradimin e informacionit.


Gazetarë seriozë ka, por shpesh nuk janë të tillë përfaqësuesit e shtetit. Është shumë e rëndë të zbulosh që prokurorë, policë dhe politikanë gënjejnë me ndërgjegje kur flasin me gazetarët. Dhe këtë herë nuk e kemi fjalën për gënjeshtrat që thonë në konferenca shtypi, në Parlament apo në mediat sociale, por për ato gënjeshtra të paverifikueshme që thonë kur të thërrasin privatisht dhe të japin “lajme” në mënyrë konfidenciale. “Po ta them, por ti mos më përmend mua”, të thonë. Kështu, gazetari publikon lajmin e rremë duke i zënë besë burimit dhe duke e mbrojtur si të ardhur nga “burime”.

Shumë nga fake news-et në Shqipëri lindin pikërisht në këtë mënyrë: nga përfaqësues të institucioneve që mashtrojnë gazetarët.

Në botën perëndimore gazetarët mbrohen nga fake news-et duke i verifikuar ato tek institucionet. Po si t’ia bëjnë gazetarët shqiptarë, kur janë vetë përfaqësuesit e institucioneve ata, që përhapin fake news?

Metoda e vetme është të prishet pakti i anonimatit: kur një burim institucional apo politik që ka kërkuar anonimatin gënjen, gazetari ka të drejtën ta denoncojë publikisht, duke i nxjerrë emrin dhe mbiemrin. Një prokuror që i jep lajm të rremë një gazetari është një mashtrues, që nuk meriton asnjë mbrojtje. Dhe, kush e di, pasi është denoncuar publikisht, ndoshta zbulohet edhe se në interes të kujt (apo për të përfituar çfarë) ai ka vendosur të gënjejë. /Shqiptarja/

Në trend

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Kalo në kategori