LAJMI I FUNDIT:

Lajme të shkëlqyeshme për femra: Edhe në moshën 50 vjeçe mund të lindni fëmijë!

Lajme të shkëlqyeshme për femra: Edhe në moshën 50 vjeçe mund të lindni fëmijë!

Hulumtuesit mjekësor kanë konstatuar që tani është e mundshme edhe femrat të cilat janë në menopauzë mund të lindin fëmijë, sepse ekziston procesi komplet me të cilin ndikohet në ripërtëritjen e ngjizjes.

Ata thonë që kjo teknikë funksionon edhe te femrat të cilat madje pesë vjet nuk kanë pasur menstruacione, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, fjala është për rinimin e vezoreve për t’u bërë të afta që të prodhojnë qeliza vezore.


Shkencëtarët, duke përdorur këtë proces, kanë arritur të pllenojnë dy qeliza vezore, përkatësisht të krijojnë dy embrione, të cilat tani presin të mbillen në mitër.

Edhe 30 femra i janë nënshtruar këtij tretmani për të cilin thuhet që është i suksesshëm në dy të tretat e rasteve.

Ekziston madje një për qind e femrave të cilat hyjnë në menopauzë rreth moshës 40 vjeçe, qoftë për shkak të çrregullimit hormonal, qoftë për shkak të terapisë së shërimit nga kanceri.

Për to kjo është rilindje e plotë, sepse tani kanë shansin që të bëhen nëna.

Vezoret rinohen me ndihmën e plazmës së gjakut, e cila shërben për rigjenerimin e indeve.

Kur plazma injektohet në vezore të cilat kanë pushuar së funksionuari, fillon procesi i përtëritjes së ciklit menstrual kur edhe është e mundshme të mblidhen së paku dy deri në tri qeliza vezore të përshtatshme për ngjizje.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Kamera “rrëshqiti” dhe tregoi gjoksin: Videoja provokuese e gjermanes joshëse ndezi rrjetet

Në çift
Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Pesha ideale për gratë 170 cm: Ja sa kilogramë duhet të keni në çdo dekadë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale?

Si të mbeteni shtatzënë më shpejt, më sigurt dhe në mënyrë natyrale?

Shtatzëna
Freski për ditët më të nxehta: Kombinime të lehta që do t’ju bëjnë të dalloheni

Freski për ditët më të nxehta: Kombinime të lehta që do t’ju bëjnë të dalloheni

Keshilla Modë
Gruaja e Bezosit e tregoi me krenari “gotën” që kushton gati 5.000 euro

Gruaja e Bezosit e tregoi me krenari “gotën” që kushton gati 5.000 euro

Moda
Kollitja e fëmijës suaj: ​Çfarë duhet të dijë çdo prind

Kollitja e fëmijës suaj: ​Çfarë duhet të dijë çdo prind

Prindër dhe fëmijë
Kalo në kategori