LAJMI I FUNDIT:

Lajme befasuese për shtatzëninë pas abortit spontan: nuk duhet pritur tre muaj?

Lajme befasuese për shtatzëninë pas abortit spontan: nuk duhet pritur tre muaj?

Kohë më parë hulumtimi të cilin e ka bërë Eunice Kennedy Shriver i Institutit Kombëtar për Shëndetin dhe Zhvillimin e Fëmijës (NICHD) sugjeron që përpjekja për shtatzëni në tre muajt e parë pas abortit spontan në të vërtetë mund të shtojë shanset për shtatzëni të shëndetshme.

Hulumtuesit kanë vëzhguar rreth 1.000 femra, të cilat kanë pasur abort spontan para javës së njëzetë të shtatzënisë dhe i kanë përcjellë gjatë gjashtë cikleve pasuese menstruale (keni parasysh që asnjë abort spontan i atyre shtatzënive nuk ka qenë për shkak të shtatzënisë ekoptike apo molare), transmeton Telegrafi.


Nëse femra ka mbetur shtatzënë, hulumtuesit e kanë përcjellë deri në përfundim të shtatzënisë, qoftë kur ka përfunduar me abort apo me lindje të gjallë.

Rezultatet janë interesante: 76 për qind e femrave janë përpjekur të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë pas abortit spontan.

Ato femra kanë pasur 69 për qind shanse të mbeten shtatzënë, në krahasim me 51 për qind të shanseve për ato të cilat nuk kanë provuar të mbeten shtatzënë në tre muajt e parë.

Ajo që është edhe më e rëndësishme, 53 për qind e shtatzënive të cilat janë filluar në tre muajt e parë kanë rezultuar me lindje gjallë të fëmijëve, në krahasim me vetëm 36 për qind të grupit i cili ka pritur.

“Të dhënat tona sugjerojnë që disa femra të cilat kanë provuar sërish të mbeten shtatzënë në afatin prej tre muajsh mund të kenë sukses shpejt nëse jo edhe më shpejt, sesa ato të cilat presin tre muaj e më shumë”, thotë Enrique Schisterman, epidemiolog i NICHD-së dhe autor kryesor i studimit.

Studimi është publikuar në revistën Obstetrics and Gynecology. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Ralph Lauren në bashkëpunim me Snapchat do të sjellin kolesion për Bitmoji

Ralph Lauren në bashkëpunim me Snapchat do të sjellin kolesion për Bitmoji

Femra
Kalo në kategori