LAJMI I FUNDIT:

Lajm i madh për Prishtinën: Biblioteka Kombëtare – Mrekulli e arkitekturës moderne (Foto)

Lajm i madh për Prishtinën: Biblioteka Kombëtare – Mrekulli e arkitekturës moderne (Foto)

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare në Prishtinë, vepër e arkitektit kroat, akademikut Andrija Mutnjakoviq, kohët e fundit, në një konkurrencë të rreptë, është zgjedhur si një nga nëntë ndërtesat e botës që sivjet marrin statusin e “mrekullisë së arkitekturës moderne”, që do të thotë se do të përfitojë nga institucioni prestigjioz Getty Foundation. Ky fondacion është pjesë e J. Paul Getty Trust, institucionit më të madh të artit në botë që qëndron prapa muzeut Paul Getty. Çdo vit, ekipi i tyre i ekspertëve zgjedh veprat më të mira të shekullit të XX dhe XXI për t’i ruajtur dhe rinovuar, raporton Jutarnji.hr, transmeton Telegrafi.

BKK01Arkitekti Andrija Mutnjakoviq me mysafirët nga Kosova:Bekim Ramku dhe Nol Binakaj


Mutnjakoviqi ka fituar “Getty Grant” për mjetet për planin e menaxhimit e të konservimit. Kjo është ndërtesa e parë në rajon për të cilin Fondacioni Getty ka “hedh syrin” për të ndarë mjete të tilla. Deri më tani, këtë ndihmë e kanë marrë arkitektët me famë botërore, si p.sh. disa vepra të Le Corbusier. Në të njëjtën kohë, MoMA prestigjioze po negocion që dokumentimet e ndërtimit të Mutnjakoviqit t’i ruajë në muze, ku janë edhe ato të të mëdhenjve si Ludwig Mies van der Rohe ose Zaha Hadid.

Biblioteka Kombëtare në mesin e 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë
Lexo po ashtu Biblioteka Kombëtare në mesin e 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë

Mutnjakoviqi para ca kohësh është vizituar nga Bekim Ramku dhe Nol Binakaj që e kanë e propozuar ndërtesën për këtë çmim.

BKK03Pamje nga vënia e gurthemelit të Bibliotekës

“Vitin e kaluar na ka vizituar kuratori kryesor i MoMA-s për arkitekturë dhe dizajn, që donte të shihte Kosovën. Ai ishte i kënaqur me Bibliotekën. Kur e ka parë, tha: ‘Wow’! Ai dëshironte të blejë dokumentet arkivore të ndërtesës për muze, ndërsa na drejtoi te Fondacioni Getty. Ai beson se është një ndërtesë unike jo vetëm në Ballkan po edhe në Evropë, ndaj na shtyu të aplikojmë për fonde për rindërtim”, ka thënë Ramku.

Arkitektët e Kosovës s’pajtohen se Biblioteka Kombëtare është e shëmtuar
Lexo po ashtu Arkitektët e Kosovës s’pajtohen se Biblioteka Kombëtare është e shëmtuar

Ata nuk prisnin shumë, por pastaj arrin letra nga SHBA-të me të cilën njoftohen për grantin.

“Shumëçka nga origjinali është ruajtur në enterier – që është po ashtu vepër e Mutnjakoviqit. Por, që nga hapja në vitin 1982 ajo nuk është restauruar, pos që kubet janë zëvendësuar vite më parë. Shumë detaje kanë nevojë për përmirësim, si kulmi që lëshon ujin. Është me fat që ndërtesa nuk është modifikuar pas lufte, si shumë të tjera”, ka thënë Binakaj.

BKK04

Ndërkaq, arkitekti Andrija Mutnjakoviq, për këtë lajm thotë: “Më vjen mirë që një institucion mbresëlënës e ka njoh projektin si vlerë dhe që kemi shansin ta analizojmë gjendjen e bibliotekës”.

Objekti i tij në ish-Jugosllavi kishte shkaktuar habi. Dhjetë vjet më parë ajo është vlerësuar shumë pozitivisht. Por, të njëjtën kohë ditorja britanike The Independent e ka shpallur si një nga ndërtesat më të shëmtuara në botë.

Mutnjakoviq për këtë si me shaka thotë: “Si çdo yll edhe ndërtesa ime e di që kryesorja është të shkruhet për të”!

BKK05

Por, puna e tij sot vlerësohet nga një emër i madh i arkitekturës, siç është cilësuar kohë më parë në Bienalen e Venedikut, si ndërtesa kryesore e vitit 1982. Edhe Alejandra Aravena, selektues i këtij viti i Bienalit që ka vizituar Kosovën, mbetet i mahnitur nga objekti, transmeton Telegrafi.

“Më thanë se është shpallur më e shëmtuara në botë, por Aravena ka thënë se e bukura apo e shëmtuara janë subjektive, ndërsa atë e mahniti funksionaliteti i Bibliotekës”, thotë Ramku.

Muaj më parë Mutnjakoviqi u vizitua nga kuratorët nga MoMA që po përgatitin ekspozitë të madhe për artin modern të ish-Jugosllavisë. Punimet ende nuk janë zgjedhur, por biblioteka e Prishtinës është favorit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Kalo në kategori