LAJMI I FUNDIT:

Lahi Brahimaj rrëfen se si Thaçi, Veseli dhe Luan Haradinaj ishin detyruar t’i lyejnë shtëpinë plakut në Deçan

Lahi Brahimaj rrëfen se si Thaçi, Veseli dhe Luan Haradinaj ishin detyruar t’i lyejnë shtëpinë plakut në Deçan

Gjenerali i UÇK-së dhe ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka rrëfyer një moment interesant se çfarë u kishte ndodhur Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Luan Haradinajt në një fshat të Deçanit.

Brahimaj në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini tregon se përderisa Thaçi, Veseli, Haradinaj ishin duke bartur armë me kuaj, në zbardhje të mëngjesit ata në hyrje në fshatit Irzniq ishin takuar me një plak që po ujiste tokën e tij.


“Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Luan Haradinaj po kalon në afërsi të Irzniqit dhe mëngjesi po agonte. Meqë Luani kishte frikë se mos banori e njihte, e udhëzon Thaçin apo Veselin të pyes bujkun për një rrugë dytësore që të qonte në Gllogjan, meqë rruga kryesore mund të ishte e frekuentuar nga policia serbe”.

Ai tregon se situata me plakun nuk kishte shkuar siç ata dëshironin, pasi ai ishte më kureshtarë se që duhej.

“Plaku pasi i pa me kuaj të ngarkuar, i pyeti se me çfarë merren. Këta të zënë në befasi thanë se punojnë me ndërtimtari. Plaku tha që ai kishte nevojë të lyente një shtëpi, dhe u kërkoi atyre çmimin për ta kryer atë punë dhe këta duke mos e njohur mirë çmimin i dhanë një çmim tepër të lartë, por Luani kishte ndërhyrë duke thënë se janë të shtrenjtë por “jemi mjeshtër të mirë”. Dhe ata ishin detyruar të lyejnë shtëpinë e bujkut”.

Brahimaj tregon se tre luftëtarët nuk ishin ndalur me kaq, pasi më pas e kishin ndihmuar edhe atë të lyente shtëpinë.

“Pasi ata arritën në Gllogjan, unë isha duke i kryer disa punime në shtëpi. Meqenëse situate ishte e tillë që unë kisha njerëz të armatosur në shtëpi, dhe s’mund të merrja mjeshtër, Hashimi, Kadria dhe Luani më ndihmuan të lyej një kënd të shtëpisë, dhe sot e kësaj dite e ruaj një ballë me punën e tyre dhe ndoshta do ta bëj muze”, tregon Lahi Brahimaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori