LAJMI I FUNDIT:

Lahi Brahimaj konfirmon: Do të intervistohem nga Specialja më 1, 2 dhe 3 mars

Lahi Brahimaj konfirmon: Do të intervistohem nga Specialja më 1, 2 dhe 3 mars

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka konfirmuar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini, Lahi Brahimaj ka thënë se i është bërë ftesë për t’u intervistuar në Hagë, por pa i përcaktuar statusin.


“Pak rëndësi ka nëse do të jem i akuzuar apo dëshmitar. Edhe unë edhe zoti Haradinaj dhe krejt pjesa e UÇK-së ka bashkëpunuar me Tribunalin. Në kohën kur kam qenë deputet unë kam votuar kundër këtij Tribunali, sepse e kam konsideruar si të padrejtë ndaj Kosovës, pasi kjo është një gjykatë vetëm për shqiptarët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Brahimaj ka thënë se do të respektojë votën e Parlamentit dhe do t’i përgjigjet ftesës së kësaj Gjykate.

Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale

“Si një luftëtar i mirë që jam, do të respektoj votën e Kuvendit dhe do të bashkëpunoj me këtë Tribunal edhe pse ky është në dëm të shqiptarëve. Megjithatë, do ta bëj krenar popullin tim, UÇK-në, bashkëluftëtarët e mi, ashtu si edhe si i kam bërë krenarë herëve tjera”, tha ai.

Ish-deputeti i AAK-së ka treguar më tej se është ftuar për intervistim në datat 1,2 dhe 3 mars. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori