Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dukagjini, Lahi Brahimaj është i ftuari i radhës nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale.
Ai ka pohuar se ka marrë këtë ftesë nga dhomat e specializuara dhe se do të intervistohet këto ditë nga prokurorët.
“E kom marrë ftesën, jemi në organizim të procedurave. Do të shkoj. Votën si deputetë e kam dhënë kundër kësaj gjykate, sepse një Kosovë, një UÇK, nuk e meriton këtë gjykatë. Vota ime është kundër, por shumica e Parlamentit të Kosovës kanë vendosur ndryshe, unë e respektoj votën e shumicës dhe do të shkoj. Nuk është e specifikume se në çfarë cilësie jam i ftuar nga Gjykata Speciale”, ka thënë Brahimaj për KosovaPress.
Brahimaj ka refuzuar të tregojë se kur është data që do të intervistohet, madje nuk ka treguar se edhe në çfarë cilësie është i ftuar, pasi siç tha ai, nuk është e specifikuar.
Megjithatë, ai ka thënë se do të dëshmojë pafajësinë e UÇK-së.
“Një që ta bëjë të qartë se si nuk i kam turpëru bashkëluftëtarët e mi edhe familjarët e mi që janë vrarë, kur kam qenë herën e parë, nuk kom me i turpru edhe kësaj radhe. Unë UÇK-në kom me bo krenare”, ka përfunduar Brahimaj.
Kujtojmë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.
Ndryshe, para pak javësh, prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtuar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Dy javë fushatë, kandidatët për president vazhdojnë me premtimet
Zv/ministri Ahmeti: Asociacioni është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në Këshill të Evropës
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE