LAJMI I FUNDIT:

Lagështia në shtëpi mund të shkaktojë probleme shëndetësore, mësoni si ta parandaloni atë

Lagështia në shtëpi mund të shkaktojë probleme shëndetësore, mësoni si ta parandaloni atë
(Foto: iStock)

Ka shumë shenja të pranisë së lagështisë dhe mykut në dhomë, por përveçse të pakëndshme për syrin dhe erën, mund të kenë edhe pasoja të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Në varësi të stinës, niveli i lagështisë në ajër ndryshon, po ashtu edhe në shtëpi. Në përgjithësi, është më e lartë në verë dhe më e ulët gjatë muajve të dimrit, por do të ishte ideale nëse lagështia në shtëpinë tuaj do të ishte gjithmonë midis 30 dhe 50 për qind.


Si pasojë e parë e lagështisë, vjen myku – organizma të vegjël që mund të gjenden pothuajse kudo. Edhe pse jo të gjitha llojet e mykut janë të rrezikshme për shëndetin, deri më tani janë zbuluar më shumë se 100.000 lloje dhe kur ato janë të pranishme në numër të madh, mund të shkaktojnë reaksione alergjike me simptoma të ngjashme me ato të shkaktuara nga poleni i bimëve.

Si ta reduktoni lagështinë në shtëpi
Lexo po ashtu Si ta reduktoni lagështinë në shtëpi

Rekomandohet që mobilet të largohen nga muret në mënyrë që ajri të qarkullojë më mirë. Gjithashtu, është e rëndësishme që t’i fshini muret dhe derën e kabinës së dushit pas larjes dhe gjithmonë ta mbani ndezur aspiratorin e kuzhinës gjatë gatimit dhe t’i kontrolloni rregullisht filtrat. Kur ngrohni hapësirën në muajt e ftohtë, është e rëndësishme që temperatura të mos bie nën 15 °C, madje edhe gjatë natës.

Nëse vëreni një rritje të nivelit të lagështisë në shtëpinë tuaj, rrjedhje të vazhdueshme, sipërfaqe të deformuara dhe një erë të vazhdueshme myku, është thelbësore që të reagoni në kohë për ta ruajtur hapësirën e jetesës, si dhe shëndetin tuaj.

Nëse e dalloni këtë problem në shtëpinë tuaj, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale për ta zgjidhur atë në kohë dhe për ta parandaluar përhapjen e mëtejshme. Është thelbësore ta zbuloni burimin e lagështisë, ​​i cili mund të jetë një çarje në mur ose në çatinë e shtëpisë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Këshilla dhe ide
Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori