Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, paralajmëroi se lufta tregtare mund të ketë pasoja “të frikshme” për ekonominë globale.
“Nëse tregtia ndërkombëtare vihet në pikëpyetje, rritja ekonomike bie, tregtia bie dhe kjo është e frikshme”, tha Lagarde për radion RTL në Paris.
“Në një luftë tregtare që ushqehet me rritje reciproke të tarifave doganore, askush nuk fiton”, tha Lagarde.
Paralajmërimi vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur poshtë frikën për tregtinë dhe është zotuar se do të vë tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit.
Trump ka deklaruar javën e kaluar në Twitter se luftërat tregtare janë “të lehta për t’u fituar”.
Paralajmërimi i tij për vënien e tarifave mbi importe mund të prekë aktorët kryesorë ekonomikë, nga Kina dhe Rusia në Bashkimin Evropian dhe në Japoni.
Ai ka nxitur edhe kërcënime për hakmarrje nga BE-ja, Kina dhe vende të tjera./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur