Krijuesja e hitit “Poker Face”, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, vizitoi një qendër të HIV-it në Manchester, Angli. GaGa thotë se ajo ka bërë gjëra të mira që kur ka filluar të flasë.

“Kam bërë punë vullnetare që kur kam qenë dyvjeçare. Kur mundem, bëj gjithçka që mundem për ata në nevojë. Kur isha në shkollë në New York, kam bërë 60 orë punë vullnetare për njerëzit e uritur”, ka thënë këngëtarja.