LAJMI I FUNDIT:

Laburistët kërkojnë referendum të ri mbi Brexit

Laburistët kërkojnë referendum të ri mbi Brexit

Partia Laburiste britanike i ka bërë thirrje pasardhësit të kryeministres Theresa May për të organizuar një referendum tjetër për largimin ose qëndrimin e vendit në BE.

Udhëheqësi i partisë opozitare  Jeremy Korbin tha se laburistët do të zotoheshin të qëndronin në BE nëse kryeministri i ri organizon një referendum të ri, raporton AP.


Ai shtoi se Partia Laburiste ka  marrë këtë qëndrim për të ndaluar Brexit pa një marrëveshje.

“Në këto rrethana, dua të bëj të qartë se Partia Laburiste do të zhvillojë një fushatë për të ndaluar daljen pa një marrëveshje që nuk mbron ekonominë dhe vendet e punës”, tha Korbin.

Kryeministrja May, muajin e kaluar njoftoi se do të jepte dorëheqjen pasi nuk arriti të fitojë mbështetjen e Parlamentit për marrëveshjen mbi Brexit.

Për pasardhësin e saj si kryeministër dhe në krye të Partisë Konservatore janë duke luftuar deputetët Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE është planifikuar për datën 31 tetor. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka

Evropa
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - gjithçka që ndodhi nga dita dramatike deri më sot

Botë
Kalo në kategori