Tre individë, të cilët i bashkonte përvoja e gjatë në fushën e diagnostikimit, u bënë bashkë në vitin 2010 për ta themeluar qendrën diagnostike laboratorike Prolab.

Nga atëherë, Prolab është zhvilluar me një hov jashtëzakonisht të madh, ku sot ofron një gamë të gjerë të shërbimeve laboratorike të vlefshme për diagnozën, prognozën, preventivën, monitorimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Aparaturat e avancuara të standardeve më të larta evropiane përdoren nga stafi profesional dhe i kualifikuar për të ofruar shërbim të shpejtë dhe të digjitalizuar.

Ky profesionalizëm ka bërë që çdo rezultat i marrë në Prolab të njihet ndërkombëtarisht.

Ndër tjerash, qendra diagnostike laboratorike Prolab ka edhe partneritet me Cerba-n (Francë), Gelisimin (Turqi) dhe Sophia Genetics në Zvicër.

Shërbimet që i ofron janë:

– Analiza biokimike
– Analiza hematologjike
– Analizat e urinës
– Statusi hormonal
– Tumor markerat
– Analizat serologjike
– Analizat e hemostazës
– Parametrat autoimun
– Testimet serologjike
– Vitaminat dhe barnat
– Analizat mikrobiologjike
– Diagnostikimi molekular (RT-PCR për COVID-19), etj.

Për më shumë informacione rreth laboratorit Prolab, kontaktoni në:

Facebook: Laboratori Prolab
Nr. Tel: 049 789 410
Website:
www.prolab-ks.com