Labi në studio, përgatit këngë të reja (Video)

Labinot Tahiri-Labi ka njoftuar se është në përgatitje e sipër të materialit të ri muzikor.
“Të nderuar miq, unë jam duke punuar këngët çdo orë, e çdo dit! Isha dhe jam afër jush, e di që tani nuk jam duke pastruar rrugët, por do t’jua pastroj veshët me këngët mia!”, ka shkruar mes tjerash Labi në një postim në Instagram.
Ai ka publikuar edhe një video në Facebook, ku shfaqet duke kënduar live.
“Epo tani jam duke u aktivizuar për të kuptuar se unë sa herë jam në skenë, dua të mi dëgjoni këngët tamam si dëgjohet muzika! Ju kam thënë dhe ju them, nuk dua t’jua prish veshët ‘BUM BUM BUM’, por ta dini se çfarë po ju servoj-këndoj!”, shkruan këngëtari krahas videos. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/11/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































