LaBeouf, aktori më dobiprurës

24-vjeçari kryesoi listën e Forbes, e cila vlerëson aktorët që iu sjellin më shumë përfitime kompanive filmike.
Sipas kësaj analize, LaBeouf sjell përfitime prej 81 milionë dollarësh në vit për bosët filmikë, ndërsa filmat më të suksesshëm në të cilët ka luajtur janë: “Transformers: Revenge of the Fallen” dhe “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”.
Ndërkohë, top pesëshin e mbyllin Anne Hathaway, Daniel Radcliffe, Robert Downey, Jr. dhe Cate Blanchett. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































