Raportuesi i sapozgjedhur për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian Ilhan Kyuchyuk, në bisedë për AIM shpreh dëshpërim të madh për bllokadën e negociatave me Maqedoninë e Veriut në Këshillin Evropian.

Ai kërkoi nga ata të cilët propozojnë reforma në procesin e negociatave, të ofrojnë propozime të qarta dhe konkrete, pasi, siç thotë, nuk sheh sipas cilave kritere tjera përveç atyre të Kopenhagës duhet të vlerësohen vendet kandidate.

“Vlerësoj se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha shteteve nga Ballkani është në BE dhe në NATO. Ky është qëndrimi edhe i grupit tonë politik. Përtëritje e Evropës, ne mbetemi në atë pozitë politike dhe votimi për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë këtë e tregoi, me jemi grup politik që e përkrah zgjerimin e BE-së. Jemi të vetëdijshëm se BE-ja ka probleme të veta, por thellimi i BE-së nuk mund të jetë në llogari të zgjerimit, të dyja duhet të shkojnë së bashku”.

“Dhe të udhëhiqen reformat e BE-së edhe të mbahen reformat në rajon që të bëhen pjesë e BE-së një ditë. Po, vendimi i Këshillit Evropian për ne është dëshpërues. Personalisht për mua është dëshpërues, pasi ato vende meritojnë ardhmëri më të mirë, e ajo ardhmëri është në BE”, tha Ilhan Kyuchyuk.

Ai shtoi se raporti i parë për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian, do të del gjatë muajit mars.

“Me siguri gjatë marsit do të del teksti i parë i Komisionit Evropian, pas çka do të fillojë puna konkrete këtu në Parlamentin Evropian. Ideja ime si raportues është t’i bashkojë forcat e të gjitha grupeve politike që të përgatisim një raport proevropian, i cili do ta shpreh ambicjen që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së”, tha Ilhan Kyuchyuk./Telegrafi/