LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner shfaq barkun e rrumbullakosur e veshur me një pallto ngjyrë hiri

Kylie Jenner shfaq barkun e rrumbullakosur e veshur me një pallto ngjyrë hiri

Kylie Jenner konfirmoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë në fillim të këtij muaji.

Ajo duket se po admiron ndryshimet në trupin e saj, bazuar në postimet që bëri në Instagram.


Ylli shihej duke përkëdhelur barkun e saj teksa pozonte para pasqyrës në një nga dhomat e saj të ndërrimit.

Kylie dukej sikur ishte gati për motin e vjeshtës me një pallto ngjyrë hiri që e kishte zbërthyer për të zbuluar barkun e saj.

Ajo gjithashtu kishte veshur xhinse të errëta dhe një bluzë ​​ngjyrë krem që tregonte lirshëm barkun. Jenner kishte thonj të bardhë dhe unaza të trasha ari në gishtat e saj.

Kylie duket se ka dëshirë të tregoj barkun ndërsa shtatzënia e saj përparon, ashtu siç bëri në një fotografi të fundit nga makina të postuar të dielën.

Ajo vendosi kamerën poshtë për të treguar barkun dhe shkroi, “barku po rritet”, duke shtuar dy zemra.

Kylie Jenner njofton se nuk do të marr pjesë në Met Gala, nuk i zbulon arsyet e mungesës
Lexo po ashtu Kylie Jenner njofton se nuk do të marr pjesë në Met Gala, nuk i zbulon arsyet e mungesës

Ndryshe, vendimi i saj për të anashkaluar Met Gala erdhi si një surprizë, pasi Kylie ishte fotografuar në disa ngjarje të Javës së Modës në New York vetëm disa ditë para ngjarjes. /Telegrafi/