Kylie Jenner ka arritur të ketë pasuri në vlerë mbi një miliard dollarë falë markës së saj të njohur “Kylie Cosmetics”.

Dhe modelja 22-vjeçare po ndan disa nga ato pasuri për të ndihmuar punonjësit e kujdesit shëndetësor që po trajtojnë pacientë të diagnostikuar me coronavirus, shkruan DailyMail.

Të mërkurën u pretendua nga TMZ që ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” ka dhuruar një milion dollarë për të ndihmuar mjekët të marrin maska për fytyrën, mbrojtëse të fytyrës dhe mjete mbrojtëse që u duhen për të ndihmuar të sëmurët.

Kylie Jenner (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Gjinekologia e cila u kujdes për ardhjen në jetë të vajzës së saj, Stormy, falënderoi Kylien duke u shprehur: “Unë jam pa fjalë, sytë e mi janë të mbushur me lot gëzimi dhe zemra ime është kapluar nga mirënjohja”.

“Unë shpreha një dëshirë për Universin që të mblidhte maska mbrojtëse për punonjësit tanë të guximshëm të kujdesit shëndetësor dhe sot ëndrra ime u realizua”, theksoi ajo.

Ajo pastaj shtoi: “Unë kurrë nuk jam ndjerë më e bekuar që jam mjeke, pasi duke ndihmuar punëtorët tanë të guximshëm të ER dhe ICU ndjehem po aq mirënjohës sa të ndihmojnë pacientët e mi. Nga thellësia e zemrave tona, FALEMINDERIT Kylie Jenner. Ti je heroina jonë. Ky dhurim bujar do të ndihmojë në shpëtimin e shumë jetëve të çmuara. Bota jonë është një vend më i mirë me ju në të. Te dua shumë”.

Kylie Jenner (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Kjo ndihmë humanitare vjen pak kohë pasi Kylie u ka kërkuar 167 milionë fansave të saj në Instagram që të ndalojnë së daluri jashtë dhe të qëndrojnë të sigurt.

Ajo ka mbi dy javë që po publikon mesazhe të tilla ndërgjegjësuese në Instagram dhe Twitter.

Por kur kirurgu i përgjithshëm Jerome Adams i kërkoi asaj publikisht ta bënte këtë gjë, ajo e bëri përsëri pa asnjë ankesë.

Jenner ndau me fansat një video ku dha disa këshilla të dobishme për të qëndruar në shtëpi për të mbrojtur të dashurit dhe të moshuarit.

Kylie Jenner (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Gjyshja e saj ka qenë në izolim për disa javë, sipas motrës së Kim Kardashian.

Dhe Kylie ka dhënë disa këshilla të tjera duke treguar se mendon s si përdorimi i Tylenol është më e mirë sesa marrja e Advil për COVID-19.

Të tjerët që kanë kontribuar para për të ndihmuar në frenimin e virusit janë Gwyneth Paltrow dhe Arnold Schwarzenegger. /Telegrafi/