LAJMI I FUNDIT:

Kylie dhe Kendall Jenner ndeshen fizikisht në episodin e ri, ndërsa Kim Kardashian thërret sigurimin

Kylie dhe Kendall Jenner ndeshen fizikisht në episodin e ri, ndërsa Kim Kardashian thërret sigurimin

Kylie dhe Kendall Jenner u përleshën seriozisht fizikisht, duke bërë që Kim Kardashian të thërriste sigurimin në episodin e së enjtes në “Keeping Up With the Kardashians”.

Kendall, 24 vjeçe, akuzoi Kylien, 23 vjeçe, se ‘kishte vënë thembrën në qafë’ gjatë përleshjes, duke i çuar motrat të betoheshin se ‘kurrë nuk do të flisnin më me njëra-tjetrën’, shkruan DailyMail.

Kim, 39 vjeçe, mund të dëgjohej duke bërtitur: “Është një urgjencë! Shkoni merrni Kendallin!”, ndërsa dëgjonte motrat e saj duke u grindur në një automjet tjetër.


Grindja ndodhi sepse Kendall ishte mërzitur që Kylie mori veshjen e saj gjatë largimit të familjes në Palm Springs, Kaliforni.

Kendall i bërtiste Kyliet me të shara, njashtu edhe të dashurit të nënës së tyre, Corey Gamble, 39 vjeç, i cili po udhëtonte me ta.

“Ndal, ndalo, ndalo!”, bërtiti Corey kur grindja mes motrave filloi.

“Ne duhet të shkojmë të marrim Kendallin!”, i tha Kim shoferit të saj.

“Ku janë ato? Kjo është çmenduri!”, bërtiti Khloe, ndërsa Kendall i tha Kyliet: “Ti ma vure thembrën në qafën time!”.

“Kjo është arsyeja që ju më përplasët!”, bërtiti më pas Kylie.

Në një rrëfim, Khloé kujton, “Ne vetëm po dëgjojmë të bërtitura të shumta. Ne as nuk mund të kuptojmë se çfarë po ndodh, dhe kjo tingëllon me të vërtetë çmenduri”.

Lufta ishte një moment i tmerrshëm për të gjithë familjen, jo më pak për Kris Jenner, 64 vjeçe, e cila sapo kishte parë tri vajzat e saj: Kim, Kourtney dhe Khloé duke u grindur në një episod të fundit të “KUWTK”.

Kështu, nëna e vajzave Kardashian-Jenner, Kris vendosi të organizojë një udhëtim familjar në ‘vendin e lumtur të të gjithëve’, në shtëpinë e saj të pushimeve në Palm Springs, për të siguruar që të gjitha vajzat e saj ishin mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

The Bloody Alboz reagon për vdekjen e vëllait të Unikkatil

Magazina
Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Kush është i ndaluar të marrë pjesë në Oscars dhe pse?

Magazina
Kalo në kategori