LAJMI I FUNDIT:

Ky do të mund të ishte SUV-i i parë nga Bugatti me motor W16 dhe me elektromotorët nga Nevera

Ky do të mund të ishte SUV-i i parë nga Bugatti me motor W16 dhe me elektromotorët nga Nevera

Nëse Bugatti vendos për një model të tillë, do të ishte rivali më serioz i Purosangue të Ferrarit.

Adhuruesit e veturave sportive kanë treguar tashmë gatishmërinë e tyre për të pranuar konceptin SUV në këtë botë të veturave hiper-sportive pa kufij çmimesh, transmeton Telegrafi.


Lamborghini ishte i pari që theu akullin, i ndjekur nga Aston Martin, Maserati dhe në fund Ferrari. Lista e atyre që refuzojnë kategorikisht idenë e krijimit të një modeli SUV po bëhet gjithnjë e më e vogël.

Në Bugatti, ata sigurisht peshojnë opsionin se çfarë do të thotë një produkt i tillë për ta. Vështirë se e pranojnë elektrifikimin, e lëre më idenë e një modeli të ngritur, por nëse ka një justifikim tregu.

Do të cenonte ekskluzivitetin e gamës në të cilën çdo version i veçantë i modelit bazë e rrit çmimin disa herë, por do të mundësonte hapjen ndaj klientelës së re.

Ideja se si mund të duket një model i tillë u dha nga dizajneri i pavarur Sergi Dvornitski. Ai projektoi një crossover Bugatti dhe e quajti atë Centurion. I harmonizuar estetikisht me Chiron, ky model ka një siluetë coupe-crossover me pesë dyer, dhe në këtë mënyrë dukshëm më shumë hapësirë.

Në të njëjtën kohë, performanca do të duhej të ishte në nivelin e emrit të Bugattit, kështu që Dvornitski propozon një veturë hibride me një motor W16 dhe motorë elektrikë nga Rimac Nevera. Maksimumi do të ishte 2150 kuaj-fuqi. /Telegrafi/