Ky do të jetë stadiumi më i madh në botë: Kandidat për Botërorin 2030 – por çmimi i ndërtimit është qesharak
Firma amerikane e arkitekturës Populous ka zbuluar detaje të reja në lidhje me fillimin e ndërtimit në “Grand Stade de Casablanca”, mega-stadiumi maroken që do të jetë në garë për të organizuar finalen e Kampionatit Botëror 2030, së bashku me Santiago Bernabeun të rinovuar plotësisht të Real madridit dhe “Camp Noun” e ri të Barcelonës, i cili aktualisht është në ndërtim e sipër.
Stadiumi duhet të ndërtohet deri në vitin 2028 në Benslimane, rreth pesëdhjetë kilometra në lindje të Casablanca. Është planifikuar të ketë një kapacitet prej 115,000 spektatorësh, duke e bërë atë stadiumin më të madh të futbollit në botë. Ai gjithashtu do të zëvendësojë “Stade Mohammed V” si stadiumi vendas i klubeve më të mëdha të Marokut, Raja CA dhe Wydad AC.
Ai do të ndërtohet sipas projektit të firmës arkitekturore amerikane Populous, e cila fitoi tenderin ndërkombëtar me konsorciumin e drejtuar nga arkitekti maroken Tarik Oualalou. Kompania amerikane e lartpërmendur bëri dizajnin për Wembley dhe stadiumin e ri të Tottenhamit, tribunat për pistën britanike të garave Silverstone dhe disa stadiume amerikane të bejsbollit.
Marokenët shpresojnë që finalja e Kupës së Botës 2030, e organizuar bashkërisht nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, mund të organizohet në atë stadium dhe do të luhen edhe tri ndeshje në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai, që do të shënojnë njëqindvjetorin e Kampionatit të parë Botëror në Uruguai.
Populous shpjegon në faqen e saj të internetit se projekti u frymëzua nga një mbledhje shoqërore tradicionale në Marok, e njohur si “moussem”. Struktura e saj i ngjan tendave të famshme kaidale marokene. I gjithë stadiumi do të vendoset nën një çati të madhe tende që shfaqet si një ndërhyrje dramatike në peizazhin pyjor.
Kritikët pohojnë se të kujton shumë stadiumin Al Bayt në Katar, arkitektura e të cilit është frymëzuar nga tendat nga vendi i vogël arab ku u mbajt Kupa e Botës së fundit, gjë që tregon mungesën e inovacionit nga kompania që fitoi garën ndërkombëtare marokene.
🚨 OFFICIEL : Le Grand Stade de Casablanca sera le stade domicile du Wydad et du Raja Casablanca. 🇲🇦😳
Il aura une capacité de 115 000 places, mais sera situé à 50 km de Casablanca. 😬 pic.twitter.com/0eJMk2iVuD
— Joueurs Marocains 🇲🇦 (@JoueursMA) March 20, 2024
“Punimet përgatitore janë duke u zhvilluar në një lokacion prej njëqind hektarësh në Benslimane dhe pas miratimit të financimit publik në tetor 2023”, shton i njëjti burim.
“Grand Stade de Casablanca është i rrënjosur thellë në kulturën marokene, me traditat dhe shprehjet e saj bashkëkohore. Ai është i ankoruar në figura të lashta dhe primitive: Moussem, tenda dhe kopshti, si dhe në topografinë dhe peizazhet e Marokut. Grand Stade de Casablanca është mishërimi i traditës së madhe të mikpritjes marokene”, thekson arkitekti maroken Tarik Oualalou.
Disa pyesin pse stadiumi do të mbajë emrin “Grand Stade de Casablanca” kur projekti do të kryhet në një qytet krejtësisht tjetër, prandaj propozojnë emrin Grand Stade du Maroc. Gjithsesi, është një projekt i madh që do t’i prezantojë botës Mbretërinë e Marokut. Çmimi i përcaktuar për ndërtimin është rreth 500 milionë dollarë, por disa mendojnë se në fund gjithçka do të jetë shumë më e shtrenjtë, siç ndodh zakonisht në projekte të tilla në mbarë botën. /Telegrafi/
C’est Populus LTD qui a été choisi pour le grand stade de Casablanca
Ils ont construit le stade de Tottenham, le paddock du circuit de Silverstone, et des stades de baseball pic.twitter.com/2OooRV5Oxf— usain (@us_ain) March 14, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Duke analshkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri ‘jetën ferrë’ sa herë që përballeshin
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri
Gabimet në ndeshjet e këtij sezoni nga VAR – Liga Premier del me njoftimin që shumë tifozë e kanë pritur
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi