LAJMI I FUNDIT:

Ky studim intrigon me publikimin që imazhet e jetës mund “të fluturojnë” para syve tanë në momentet e fundit

Ky studim intrigon me publikimin që imazhet e jetës mund “të fluturojnë” para syve tanë në momentet e fundit

A besoni se kjo është e mundur?

Siç raporton BBC-ja, një ekip shkencëtarësh u mblodhën gjatë hulumtimit mbi një pacient 87-vjeçar, i cili kishte epilepsi.

Gjatë imazherisë neurologjike, pacienti ka pësuar sulm në zemër – dhe siç theksohet në studim, ka treguar aktivitete të papritura të trurit i cili vdes.

U zbulua se në 30 sekondat e fundit “para dhe pas”, valët e trurit të këtij njeriu dyshohet se shfaqnin të njëjtin aktivitet si gjatë gjumit, ose duke rikujtuar kujtimet, transmeton Telegrafi.

Aktiviteti i trurit si ky mund të sugjerojë se shfaqja përfundimtare e jetës është potencialisht e mundur në momentet e fundit, sipas ekipit të studiuesve, botuar në Frontiers in Aging Neuroscience.

Dr. Ajmal Zemmar, një bashkautor i studimit, tha se ekipi i tij kishte hasur në imazhin e parë të një truri që po vdiste, sipas BBC.

– Kjo ndodhi krejtësisht rastësisht, ne nuk kishim planifikuar të bënim këtë eksperiment apo të regjistronim këto sinjale, tha Dr Zemmar.

Kur u pyet nëse është e mundur të merret një pasqyrë e kohës së kaluar me të dashurit dhe kujtimet e tjera të lumtura, ai u përgjigj si vijon:

– Nëse do të mund të hidhesha në realitetin filozofik të gjithçkaje, do të spekuloja se nëse truri do të kishte një rikthim, ndoshta do t’ju kujtonte kohët e mira, sesa gjërat e këqija. Por ajo që është ruajtur, do të ishte e ndryshme për çdo person.

Dr. Zemmar, neurokirurg në Universitetin e Louisville, tha se 30 sekonda para se zemra e pacientit të ndalonte së pompuari gjak në tru, valët e trurit të tij ndiqnin të njëjtin ritëm si kur kryejmë detyra kognjitive, si: përqendrimi, ëndërrimi ose kujtimet. Sipas tij, kjo vazhdoi për 30 sekonda pasi zemra pushoi së rrahuri – pika në të cilën shpallet vdekja.

Ky studim ngre pyetjen, kur në fakt jeta mbaron: kur truri ndalon së rrahuri, apo kur truri ndalon së funksionuari?

– Ka diçka mistike dhe shpirtërore në gjithë këtë përvojë “afër vdekjes”. Dhe zbulimet si ky janë momentet për të cilat jetojnë shkencëtarët, përfundoi Zemmar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori