LAJMI I FUNDIT:

KY SHEKULL I RRASKAPITUR…

KY SHEKULL I RRASKAPITUR…

Poezi nga: Jean Orizet
Përktheu: Anton Papleka

Ky shekull i rraskapitur që po mbaron
Ende ishte fëmijë kur lindi im atë.
Rilke e kishte mbaruar elegjinë e tij të parë
I mbështetur me bërryle në tryezën e gurtë
Në shkëmbin e thiktë të Duino-s,
Një kështjellë ku jam ndalur një ditë.
Ai pyeste veten se kush do ta dëgjonte
Po të thërriste midis kohortave të engjëjve?
Këta engjëj atij i dukeshin të tmerrshëm
Dhe mendonte se ndoshta ata
Duhej të kërkonin ndihmë nga njerëzit.
Pastaj plasi Lufta e Madhe
Engjëjt u zalisën në baltën e transheve.
Në kohën që Rilke ishte në Vjenë
Dhe shkruante elegjinë e katërt
Një cifël predhe e goditi në ballë Apolinerin.
Ernest Junger-i luftonte në transhe
Péguy-ja ishte katandisur në një hije
Po kështu edhe Alain Fournier-ja.
Në betejën e Dardaneleve
Gjyshi im hëngri një plumb në mëlçi.
Gjithë jetën do t’i mbetej në trup.