LAJMI I FUNDIT:

Ky person po pret ta zëvendësojë Ramiz Kelmendin në karrigen e deputetit

Ky person po pret ta zëvendësojë Ramiz Kelmendin në karrigen e deputetit

Nehat Baftiu mund të bëhet deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në rast se nga kjo pozitë largohet deputeti Ramiz Kelmendi, i cili po shpreson që së shpejti ka gjasa të marrë postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Basri Musmurati, sekretar i Përgjithshëm i PDK-së, i pyetur nga KosovaPress se kush do ta zëvendësojë Kelmendin në rast se ai largohet nga pozita e deputetit dhe bëhet zv/kryeministër, nuk deshi të të flas lidhur me këtë çështje.


Ai tha se nuk preferon të komentojë deklarata të cilat nuk janë zyrtare.

“Nuk mund të komentoj për diçka që vetëm mediat e kanë thënë dhe nuk ka asgjë në këtë drejtim. Ne i kemi zgjedh deputetët pas zgjedhjeve dhe tash nuk kam çfarë të flasë për këtë. Për të gjitha informatat mund t’i referoheni listave të KQZ-së“, tha Musmurati.

Sipas listave të KQZ-së, ai që mban numrin më të madh të votave të fituara gjatë zgjedhjeve, pas atyre që tashmë janë deputet të Kuvendit të Kosovës, është  anesteziologu Nehat Baftiu  me 8,087 vota, i cili mund të bëhet deputet, në rast se ndonjëri nga deputetët e tanishëm, liron këtë pozitë.

Ndërkaq, Ramiz Kelmendi tha se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë zyrtare për postin e zëvendëskryeministrit dhe se është në pritje të një ftesë të tillë.

“Ende nuk kam marrë ftesë zyrtare për postin e zëvendës kryeministrit. Por po pres ”, tha Kelmendi

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori