Ky është mesazhi që Kylian Mbappe i shkroi Florentino Perezit për t’ia konfirmuar vendimin e tij

Vendimi i Kylian Mbappe për të nënshkruar një kontratë të re me Paris Saint-Germain dhe për të refuzuar Real Madridin ka shkaktuar tronditje në mbarë botën e futbollit.
Shumë prisnin, përfshirë presidentin e Real Madridit, Florentino Perez , që 23-vjeçari kalonte në “Santiago Bernabeu”, por në vend të kësaj ai do të qëndrojë “në Parc des Princes”.
Siç zbulohet nga prezantuesi i El Chiringuito, Josep Pedrerol, ky është mesazhi që Mbappe i ka dërguar Florentino Perezit për të konfirmuar se po qëndron te PSG .
“Zoti Florentino Perez, po ju informoj se kam vendosur të qëndroj në PSG”.
“Dua t'ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë për të luajtur për Real Madridin, klubin që kam qenë tifoz që kur isha fëmijë”.

Nga
Telegrafi
21/05/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































